Ministria i vërsulet me inspektim pa paralajmërim qumështores “Vita” në Istog, drejtori: Torturë e paparë

25 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pa asnjë paralajmërim ia kanë mësyrë sot fabrikës së qushmtit “Vita” në Istog.
Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, për orë të tëra dhe pa asnjë sqarim paraprak, janë kryer inspektime në këtë fabrikë.
Drejtori i VITA-s në Istog, Artan Spahija, ka thënë inspektorët kanë torturuar menaxhmentin dhe sipas tij, një pamje e tillë nuk është parë asnjëherë në historinë e pasluftës në Kosovë.
“Sot e ka marr një vendim ministri për një kontroll të jashtëzakonshme në fabrikën tonë me pretendimin se na kemi thënë me datën 7, pikat grumbulluese, jo fermerët tanë, por pikat grumbulluese, sasia do të ulet përgjysmë. Arsyeja është se ne i kemi 2 milionë litra, ka 3-4 muaj që i kemi njoftuar dhe nuk kanë marrë masa, as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëkohësisht as ministri. Për hir, ne kemi pranuar qumshtë diku 2 milionë e 300 mijë litra më shumë sesa viti i kaluar, por ministrit nuk iu ka duk aq, dhe sot ka ardhur me njëfarë torture, nuk e kam parë asnjëherë në historinë e pasluftës që të vijnë 25 inspektorë paparalajmërim. Unë kam deklaruar se nëse ne jemi kriminelë le të vjen me urdhër të prokurorit dhe policisë, që nëse kemi bërë krim ose diçka kemi fsheh, le të arrestohemi, jo vetëm të vijnë me këtë dhunë. Dhe, tash nuk janë në gjendje të dalin para mediat dhe të flasin për çka kanë ardhur.”, ka thënë ai.











