Lufta për vendin e tretë, formacionet zyrtare: Franca – Anglia

Sonte zhvillohet ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, ku Franca dhe Anglia do të luftojnë për medaljen e bronztë, pasi u eliminuan në gjysmëfinale.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, me Ousmane Dembelen që e nis ndeshjen nga banka rezervë, ndërsa Rayan Cherki do të jetë titullar, transmeton Klankosova.tv.
Edhe Anglia vjen me ndryshime, Harry Kane mungon në formacionin startues, ndërsa Thomas Tuchel i ka besuar Ivan Toneyt në majën e sulmit.
Takimi zhvillohet në “Miami Stadium”, me fillim nga ora 23:00.












