“Nuk do lëvizim nga sheshi”, për të 49-ën ditë protestohet para Kryeministrisë në Shqipëri

“Nuk do lëvizim nga sheshi”, për të 49-ën ditë protestohet para Kryeministrisë në Shqipëri

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.

Nuk do lëvizim nga sheshi deri sa të plotësohen 5 kërkesat”, u shpreh një protestuesve.

Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.

5 kërkesat e tyre janë:


1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kjo protestë vjen pas mbledhjes për herë të parë të “Kuvendit Kombëtar të Protestës”, i thirrur nga organizatorët. Kjo mbledhje në fakt pati mjaft tensione dhe përplasje mes tyre, pasi dukej se dakordësia për këtë takim nuk ishte e të gjithëve.

E ndërkohë duket se tensionet nuk kanë qenë vetëm në mbledhjen e “Kuvendit” por edhe në shesh. Ndërsa një prej protestuesve kishte marrë mikrofonin dhe po fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, një tjetër i ka shkuar pranë dhe e ka ndërprerë duke i kërkuar që të mbyllte fjalën.

Nga ana tjetër, nga sheshi protestuesit u distancuan nga kjo mbledhje dhe ky “Kuvend” duke thënë se përfaqësuesit janë në shesh dhe se nuk ka negociata nëpër zyra.

Të ngjashme
Lufta për vendin e tretë, formacionet zyrtare: Franca – Anglia

Lufta për vendin e tretë, formacionet zyrtare: Franca – Anglia

Betimi për Drejtësi, Marmullakaj: 40 milionë euro u humbën nga BE-ja, por me këtë trend mund t’i humbim 400 milionë

Betimi për Drejtësi, Marmullakaj: 40 milionë euro u humbën nga BE-ja, por me këtë trend mund t’i humbim 400 milionë

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

FIFA e mbron Argjentinën, rreth banerave për Ishujt Falkland

FIFA e mbron Argjentinën, rreth banerave për Ishujt Falkland

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri

Spanja e anulon stërvitjen e fundit para ndeshjes finale me Argjentinën

Spanja e anulon stërvitjen e fundit para ndeshjes finale me Argjentinën

Irani sulmon shtetet e Gjirit dhe Jordaninë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane

Irani sulmon shtetet e Gjirit dhe Jordaninë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane

Italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

Italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft

Pasdite me rrebesh shiu dhe erë të fortë në Vushtrri

Pasdite me rrebesh shiu dhe erë të fortë në Vushtrri

Ngjarje tragjike në Korçë – kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj

Ngjarje tragjike në Korçë – kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj

0:000:00