Laurent Xhylani, 10-shi i Malishevës për sezonin e ri

Skuadra e Malishevës sot ka zbuluar fanellat që do t’i kenë për sezonin e ardhshëm.
Këtë e kanë bërë me anë të disa fotografive, ku shihen lojtarët e Malishevës duke i veshur ato.
Në këtë foto sesion, Malisheva ka zbuluar se kush do të jetë 10-shi i ri i skuadrës.
Në bazë të fotografive të publikuara, numri 10 i Malishevës do të jetë Laurent Xhylani.
Ai sezonin që shkoi e barti numrin 14 dhe ishte ndër futbollistët më të spikatur tek nënkampionët e Kosovës.
Xhylani numrin 10, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, do ta bartë nesër, në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese për Konferencë Ligë, kundër Vllaznisë së Shkodrës.
Ky numër sezonin që shkoj i takoj Etnik Brruti, që tash do të luaj në Kroaci, tek ekipi Hajduk Split.











