Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova ka rritur ndjeshëm importin e energjisë elektrike gjatë muajit maj 2026, ndërsa në të njëjtën kohë ka shënuar rënie të theksuar të prodhimit vendor nga termocentralet, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit, importi i energjisë elektrike arriti në 422.31 GWh, duke shënuar rritje prej 41.29 për qind krahasuar me majin e vitit 2025.

Në të njëjtën periudhë, prodhimi bruto i energjisë nga termocentralet ra në 178.48 GWh, ose 45.40 për qind më pak se një vit më parë, raporton Gazeta10, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet u rrit me 51.38 për qind, duke arritur në 49.22 GWh, ndërsa prodhimi nga era dhe panelet solare shënoi rritje prej 8.25 për qind, në 39.30 GWh. Megjithatë, këto rritje nuk mjaftuan për të kompensuar rënien e prodhimit nga termocentralet.

ASK bën të ditur se konsumi i energjisë elektrike gjatë muajit maj arriti në 398.66 GWh, duke u rritur për 8.88 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa energjia elektrike bruto në dispozicion mbeti pothuajse në të njëjtin nivel, me një rënie të lehtë prej 0.41 për qind.

Raporti tregon gjithashtu se prodhimi i thëngjillit ra me 37.25 për qind, në rreth 301 mijë tonë, ndërsa eksporti i energjisë elektrike shënoi një rënie të lehtë prej 1.58 për qind, duke arritur në 205.27 GWh.

Të ngjashme
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Alarm për cilësinë e ajrit para finales, FIFA mund të ndryshojë protokollin

Sulmi iranian dëmton një stacion të energjisë dhe furnizimit me ujë në Kuvajt

5 vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Fermerët dhe “Vita” shkojnë te AUV, kërkojnë publikimin e rezultateve qysh sot

Gara shpejtësie në Prishtinë, dy shoferë gjobiten dhe mbesin pa leje për një vit

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave me të dhëna alarmante, për dhjetë ditë në Kosovë 52 raste të dhunës në familje

Presidenti i Argjentinës refuzon të shkojë në finalen e Kupës së Botës për një arsye të pabesueshme

Albulena Haxhiu “premton” se do ta tregojë datën e seancës konstituive: Mbahet në javën e parë të gushtit

Hoxha takohet me Gjuriqin në Washington, ia përmend deklaratën e Paunoviq: Diplomacia është të përballesh sy më sy

Spanja përballet me zjarrin më të madh të vitit, digjen 12 mijë hektarë në Zaragoza

0:000:00