1 mijë e 200 qytetarë përfunduan në spital në Gostivar, dyshohet se u helmuan nga uji i pijes

1 mijë e 200 qytetarë përfunduan në spital në Gostivar, dyshohet se u helmuan nga uji i pijes

Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit, ndërsa po zhvillohet një hetim i gjerë për të zbuluar nëse sistemi i furnizimit është kontaminuar nga pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme. Vendimi u mor pasi në qytet u regjistrua një numër i pazakontë i qytetarëve me simptoma gastrointestinale.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, ku gjatë ditëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 1.000 deri në 1.200 persona. Për shkak të fluksit të madh të pacientëve, spitali ka angazhuar personel shtesë në repartet më të ngarkuara, njofton INA.

Sipas spitalit, shumica e pacientëve janë paraqitur me të njëjtat simptoma – të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, plogështi dhe shqetësime të tjera gastrointestinale. Numri më i madh i tyre janë trajtuar në repartin infektiv, pediatri dhe në shërbimin e urgjencës.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka hapur procedurë parahetimore pas njoftimit të policisë për dyshime se uji i pijshëm mund të jetë ndotur për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.


Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, deklaroi se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në hetim dhe se aktualisht po mblidhen prova për të përcaktuar nëse rasti përbën vepër penale.

Me urdhër të Prokurorisë, ekipet e Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë mostra të ujit për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.

Drejtoresha e institutit, Marija Andonovska, bëri të ditur se rezultatet priten brenda 48 orëve.

Edhe Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar ka konfirmuar se janë marrë mostra nga katër pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa analizat do të tregojnë nëse uji është shkaku i problemeve shëndetësore të raportuara.

Pas dyshimeve të ngritura, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) vendosi ndalimin e përkohshëm të përdorimit të ujit të ujësjellësit për pije deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimit është konstatuar se në gypin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që injektonte ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e vendit bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se Ndërmarrja Publike “Vodovod”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte instaluar tre pompa për të rritur presionin në rrjet, duke futur ujë direkt në gypin kryesor për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Sipas MPB-së, ky veprim mund të ketë rrezikuar shëndetin e qytetarëve, ndërsa po zhvillohen hetime për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, sipas nenit 219 të Kodit Penal.

Në zbardhjen e rastit janë përfshirë policia, prokuroria, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert gjyqësor i licencuar, i cili do të kryejë ekspertizën e sistemit të dyshuar si të vendosur në kundërshtim me ligjin.

Të ngjashme
E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht në Gjermani i riu nga Krusheva

E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht në Gjermani i riu nga Krusheva

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Pesë prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

Pesë prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

5 vjet pas aksidentit tragjik në Kroaci, do të vendoset pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova

5 vjet pas aksidentit tragjik në Kroaci, do të vendoset pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Alarm për cilësinë e ajrit para finales, FIFA mund të ndryshojë protokollin

Alarm për cilësinë e ajrit para finales, FIFA mund të ndryshojë protokollin

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Sulmi iranian dëmton një stacion të energjisë dhe furnizimit me ujë në Kuvajt

Sulmi iranian dëmton një stacion të energjisë dhe furnizimit me ujë në Kuvajt

5 vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë

5 vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Fermerët dhe “Vita” shkojnë te AUV, kërkojnë publikimin e rezultateve qysh sot

Fermerët dhe “Vita” shkojnë te AUV, kërkojnë publikimin e rezultateve qysh sot

0:000:00