Klas botëror, Xhaka në top 3 mesfushorët për pasimet drejt sulmit

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, po dëshmon edhe një herë pse konsiderohet një nga mesfushorët më të besueshëm në futbollin evropian.

Ai nuk njihet vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me shifrat mbresëlënëse, të cilat e rendisin mes lojtarëve më kreativë në Kupën e Botës.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit “CIES”, 30.4 për qind e pasimeve të Xhakës gjatë fazës së grupeve janë realizuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin e tij kyç në ndërtimin e aksioneve sulmuese të Zvicrës.

Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë marrë vlerësime edhe nga gazetar gjermane “Kicker”, i cili i ka cilësuar këto statistika si shifra impresive, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë renditje, vetëm dy mesfushorë kanë regjistruar përqindje më të lartë se Xhaka. Norvegjezi Martin Odegaard kryeson listën me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa australiani Aiden O’Neill renditet i dyti me 34 për qind.

Me vendin e tretë në këtë statistikë, Granit Xhaka konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në lojën e Zvicrës dhe vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga mesfushorët më të kompletuar dhe më ndikues në futbollin ndërkombëtar.

Të ngjashme
Nuk sanohet defekti, Dardania edhe sonte pa ujë – pritet furnizim i pjesshëm

Tragjedia në Batllavë: Lirim Ruhani varroset nesër

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, bastiset shtëpia e të dyshuarit dhe i sekuestrohet pushka

Formacionet zyrtare, Belgjikë - Senegal: Lukaku mbetet në bankë

Reagon PDK-ja: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

16 shtatori për aktgjykimin në Hagë, Hamza: Po thellohet pakënaqësia në Kosovë, Gjykata Speciale po vepron si instrument politik

E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

Varka e çoi në thellësi, si ndodhi tragjedia në Batllavë ku vdiq 25-vjeçari?

Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës

Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Harry Kane e shpëton Anglinë nga eliminimi me dygolëshin e tij

0:000:00