Flutura Kusari: Liria e medias ka pësuar rënie, raporti evidenton edhe ndikimin e pushtetit

Liria e medias në Kosovë ka shënuar rënie, sipas gjetjeve të raportit të misionit faktmbledhës nga Platforma e Këshillit të Evropës, të prezantuar sot nga juristja e medias, Flutura Kusari.
Sipas raportit, ndër zhvillimet që kanë ndikuar në këtë situatë përmenden Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe, siç u tha, nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve nga figura politike, konkretisht nga përfaqësues të pushtetit -Lëvizjes Vetëvendosje.
Në prezantimin e raportit u tha se këto zhvillime kanë cenuar përparimin e Kosovës në fushën e lirisë së medias dhe kanë ndikuar në pozitën e saj si një nga vendet me përparim në këtë drejtim./Periskopi












