Andy Burnham merr detyrën si kryeministër i Britanisë

Andy Burnham do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar këtë të hënën, pasi u zgjodh lider i Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer.
Burnham, 56 vjeç, ish-kryetar i Bashkisë së Greater Manchester, do të emërohet nga Mbreti Charles III për formimin e qeverisë dhe më pas do të mbajë fjalimin e tij të parë para rezidencës në Downing Street 10.
Pas marrjes së detyrës, ai pritet të emërojë menjëherë kabinetin e ri qeveritar dhe të prezantojë prioritetet e ekzekutivit, me fokus në uljen e kostos së jetesës dhe zvogëlimin e pabarazive rajonale.
Ndryshimi i kryeministrit nuk shoqërohet me zgjedhje të përgjithshme, pasi sistemi parlamentar britanik lejon që partia në pushtet të zgjedhë një lider të ri, i cili bëhet automatikisht kryeministër nëse gëzon shumicën në Dhomën e Komunëve. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Britani pritet të mbahen në vitin 2029./Periskopi/












