Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar për një urdhër kontrolli në disa lokacione lidhur me falsifikimin e dokumenteve për importimin dhe zhdoganimin e veturave nga Korea e Jugut, duke shtuar se janë sekuestruar pesë vetura.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, në kuadër të një hetimi penal që është duke u zhvilluar, ku ka realizuar kontroll në shtëpinë e të pandehurve në Vushtrri.

‘’ Sipas dyshimeve të deritanishme, me datë 06.07.2026, të pandehurit kanë përdorur dokumente të falsifikuara – librezat koreane të automjeteve duke manipuluar të dhënat që lidhen me datën e regjistrimit të parë të automjeteve, konkretisht, në dokumentet përkatëse është ndryshuar viti i regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të paraqiteshin si jo më të vjetra se dhjetë (10) vjet dhe, në këtë mënyrë, të mundësohej importimi i tyre në Republikën e Kosovës, në kundërshtim me nenin 44 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.


Komunikata e plotë:


Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se sot, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Auto krimeve Mitrovicë-Jug, në kuadër të një hetimi penal që është duke u zhvilluar, ka realizuar kontroll në shtëpinë e të pandehurve në Vushtrri, me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të provave materiale relevante për procedurën penale.



Veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin e bazuar se të pandehurit, me dashje, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë falsifikuar dhe përdorur dokumente të falsifikuara publike gjatë procedurës së importimit dhe zhdoganimit të automjeteve.


Sipas dyshimeve të deritanishme, me datë 06.07.2026, të pandehurit kanë përdorur dokumente të falsifikuara – librezat koreane të automjeteve duke manipuluar të dhënat që lidhen me datën e regjistrimit të parë të automjeteve, konkretisht, në dokumentet përkatëse është ndryshuar viti i regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të paraqiteshin si jo më të vjetra se dhjetë (10) vjet dhe, në këtë mënyrë, të mundësohej importimi i tyre në Republikën e Kosovës, në kundërshtim me nenin 44 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete.

Dokumentet e dyshuara si të falsifikuara dyshohet se janë përdorur gjatë procedurës së importimit dhe zhdoganimit të pesë (5) automjeteve, me ç ‘rast për secilin automjet janë lëshuar Deklarata Unike Doganore (DUD), në të cilat është evidentuar në mënyrë të pasaktë se regjistrimi i parë i automjeteve ishte bërë gjatë vitit 2016, ndonëse nga provat e siguruara deri më tani rezulton se regjistrimi i tyre i parë ishte bërë gjatë vitit 2015. Pesë (5) veturat të cilave dyshohet se u janë falsifikuar dokumentet janë sekuestruar.


Lidhur me këtë rast, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 paragrafi 1 nënparagrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.



Të ngjashme
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit

Në botë bie ndjeshëm çmimi i naftës, në Kosovë “në qiell”

Në botë bie ndjeshëm çmimi i naftës, në Kosovë “në qiell”

FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

‘Nuk është vetëm një njeri’, Deda ngre dyshime për ‘Lule Gjeli’

‘Nuk është vetëm një njeri’, Deda ngre dyshime për ‘Lule Gjeli’

0:000:00