Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohen katër persona – vetura përplaset me kamionin

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.
Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton TCh, transmeton Periskopi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Periskopi












