16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Sot mbushen gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë publikoi opinionin e saj këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.


Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 vendosën në favor të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Vendimi u lexua nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës, Hisashi Owada, i cili deklaroi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Procesi në GJND kishte nisur pas kërkesës së Serbisë, e cila, përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kërkoi një opinion këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Opinioni i Gjykatës u konsiderua një fitore e rëndësishme juridike dhe diplomatike për Kosovën, pasi konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë. Pas këtij vendimi, një numër shtetesh njohën Republikën e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më tani, Republika e Kosovës është njohur nga 118 shtete, ndërsa vazhdon përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare.

Vendimi i 22 korrikut 2010 mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë juridike dhe shtetformuese të Kosovës, duke shërbyer si referencë kryesore në mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Mbi 40 milionë euro në pikëpyetje, Komisioni Evropian shqyrton raportin e Kosovës

Mbi 40 milionë euro në pikëpyetje, Komisioni Evropian shqyrton raportin e Kosovës

SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Trump kërcënon të sulmojë një central bërthamor nëntokësor

SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Trump kërcënon të sulmojë një central bërthamor nëntokësor

Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti

Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje

Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje

Erëra të forta, bresher e shi: IHMK jep alarm për stuhi në të gjithë Kosovën sot

Erëra të forta, bresher e shi: IHMK jep alarm për stuhi në të gjithë Kosovën sot

Amerikës i kushtoi mbi 37 miliardë dollarë lufta në Iran

Amerikës i kushtoi mbi 37 miliardë dollarë lufta në Iran

Dy vetura të aksidentuara në Zborc të Shtimës, njëra me targa të huaja, 4 të lënduar

Dy vetura të aksidentuara në Zborc të Shtimës, njëra me targa të huaja, 4 të lënduar

0:000:00