Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i kishte shqiptuar subjektit politik një gjobë prej 6 mijë eurosh për përfshirjen e të miturve në aktivitete zgjedhore.

Rasti lidhet me dy tubime zgjedhore të organizuara nga LVV më 3 qershor në Podujevë dhe Lipjan, për të cilat Organizata Joqeveritare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kishte paraqitur ankesa. Pas bashkimit të procedurave, PZAP kishte konstatuar se pjesëmarrja e fëmijëve në këto aktivitete përbënte shkelje të nenit 5, paragrafi 3 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024.


Në ankesën e saj, LVV kishte argumentuar se dispozita në fjalë nuk ndalon çdo prani të të miturve në aktivitete politike, por vetëm angazhimin aktiv të tyre nga subjektet politike, duke pretenduar se një angazhim i tillë nuk ishte provuar në rastin konkret.


Megjithatë, Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi se ankesa nuk qëndron. Sipas gjykatës, PZAP ka zbatuar drejt dispozitat përkatëse të rregullores zgjedhore dhe qëllimi i nenit 5, paragrafi 3 është mbrojtja e të miturve nga përfshirja në aktivitete politike dhe zgjedhore.


Gjykata theksoi se interpretimi i kësaj dispozite duhet të bëhet në përputhje me interesin më të mirë të fëmijës dhe me standardet vendore e ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.


Po ashtu, Supremja vlerësoi se përgjegjësia e subjektit politik nuk përjashtohet nga fakti nëse të miturit kanë qenë të shoqëruar nga prindërit apo nëse iniciativa për pjesëmarrje ka ardhur nga vetë ata.


Lidhur me lartësinë e gjobës, gjykata konstatoi se PZAP ka marrë parasysh natyrën dhe peshën e shkeljes, ndikimin e mundshëm në procesin zgjedhor, si dhe faktin se LVV ishte njoftuar më herët me obligimet ligjore dhe kishte qenë e sanksionuar edhe për shkelje të ngjashme.


Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-it dhe ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme
NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë

Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Ish-krerët e UÇK’së ngushëllojnë familjen Jashari: Jeta dhe vepra e Sahit Jasharit do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare

Ish-krerët e UÇK’së ngushëllojnë familjen Jashari: Jeta dhe vepra e Sahit Jasharit do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare

0:000:00