Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar në meritë theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen nga Tivati, vendi ku po zhvillon punimet samiti i bllokut europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarja e lartë theksoi në mënyrë të veçantë progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën e integrimit.

“Zgjerimi bazohet në meritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i ngadaltë. Në fakt, ai duhet të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së.

Tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm të cilin ne duhet ta kthejmë në veprim konkret, e më pas në anëtarësim. Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre”, u shpreh Von der Leyen.

Më herët, Gjermania dhe Franca paraqitën një non-paper për Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin joformal, Berlini dhe Parisi i kërkojnë Komisionit Europian të hartojë propozime që do të lehtësonin integrimin gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Sipas propozimit, vendet që afrohen me anëtarësimin do të mund të përfitonin më herët nga disa avantazhe të tregut të brendshëm europian, dhe një përfshirje më të madhe të shteteve kandidate në proceset institucionale të BE-së.

“Politika e zgjerimit ka nevojë për një shtysë të re. Samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor më 5 qershor dhe me Moldavinë më 22 qershor përbëjnë një mundësi që nuk duhet humbur.

Qëllimi i përbashkët është përfundimi i Bashkimit Evropian si një union vërtet evropian. Për të arritur këtë synim dhe për t’i dhënë një dinamikë të re procesit, duhet të krijohen stimuj shtesë përmes integrimit gradual të bazuar në meritë. Njëkohësisht, procesi aktual i zgjerimit duhet të thjeshtohet për t’u bërë më efikas dhe për të mundësuar integrim më të shpejtë e më të thellë, në përputhje me kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument.

Gjermania dhe Franca nënvizojnë se objektivi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. Sipas tyre, integrimi gradual nuk synon të zëvendësojë anëtarësimin e plotë dhe as të zgjasë rrugën drejt tij.

Të ngjashme
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”, Rama thirrje protestuesve: Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

Bedri Hamza në Podujevë: Kosova nuk pret më, përpara llapjanë pa u ndalur!

Rama në Vushtrri : Me Bedri Hamzën, njerëzit punëtorë do ta kenë përkrahjen e merituar

Ukraina godet pesë anije mallrash dhe e pranon shpërthimin e dronit në Rumani

Lista Serbe është dënuar me dy mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ky subjekt politik është konstatuar se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike.   “PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak, me seli në Graçanicë, ZP/Anr.15/2026, e datës 04.06.2026, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026”, thuhet në vendim.  Në vendim thuhet se Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 2,000.00 (dy mijë) euro.  “Detyrohet Subjekti Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, që gjobën e shqiptuar si në pikën II të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”,  thuhet në vendim.

Karabinierët zhvillojnë stërvitje për qitje, KFOR: Këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale

Rama lë Samitin në Tivat, zbret me helikopter në Vlorë për takimin me banorët e Zvërnecit

AGK-ja mbështet protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave

Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë: Mbështesim palëkundur të drejtat e njeriut

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

0:000:00