Visar Azemi i LDK’së: Çdo bisedë, takim dhe çdo votë ka peshë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka njoftuar se kanë mbajtur takime mbrëmë me strukturat e partisë në Shtërpcë dhe Kaçanik.
Azemi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë diskutuar me aktivistët dhe strukturat lokale për mobilizimin për ditën e zgjedhjeve, raporton Periskopi.
“Mbrëmë, së bashku me Valmirin, kryetarin e Degës së LDK-së në Shtërpcë, dhe Korabin, kryetarin e Degës së LDK-së në Kaçanik, takuam një pjesë të strukturave tona.Diskutuam për mobilizimin që duhet të bëhet në këto dy ditët e fundit, për rëndësinë e çdo vote dhe për angazhimin e përbashkët që na pret deri më 7 qershor.Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e aktivistëve tanë për të qenë pranë qytetarëve deri në ditën e zgjedhjeve na japin besim se do ta përmbyllim këtë fushatë me dinjitet dhe me rezultat të mirë.Kanë mbetur edhe pak ditë. Tani është koha për angazhim maksimal, sepse çdo bisedë, çdo takim dhe çdo votë ka peshë”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:











