Aksidentohen kamioni dhe vetura në Shtime, lëndohen tre persona, policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur pasditen e sotme në magjistralen që kalon në fshatin Belincë të Shtimes.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa vendore
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha tutje Veseli./Periskopi











