Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president

Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, që ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit, kanë thënë se do të vlejnë të njëjtat kritere, si para zgjedhjeve, për kandidatin për president.

Deputetja e zgjedhur, Arbërie Nagavci, e cila në legjislaturën e kaluar ka qenë shefe e grupit parlamentar të kësaj partie, ka thënë se kandidati duhet të jetë jopartiak.

“Kemi parë disa deklarata për emra të përveçëm të kandidatëve që kanë dëshirë të jenë president, a presidente. Gjithsesi ne presim që të kemi një kandidat/kandidate konsensuale jopartiak, të cilët do të ushtronin besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozitën e tyre dhe rolin unifikues që ua jep edhe Kushtetuta”, ka thënë ajo të enjten.

Pak kohë pa u përmbyllur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Vetëvendosja iu pati bëri ofertë PDK-së dhe LDK-së që t’i japin tre kandidatë për president, dhe pati dhënë zotimin se njërin nga ta do ta votojë. Por, sipas kësaj partie, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.


Të mërkurën, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se për të ose për kryetarin Lumir Abdixhiku, votë për kanë të gjithë deputetët e kësaj partie. E, më vonë ka sqaruar se Vjosa Osmani mbetet kandidate e LDK-së për presidente.

Edhe Ramush Haradinaj, ish-kryetar i Aleancës, ka thënë se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president, nëse për këtë do të binin dakord PDK-ja dhe LDK-ja.

E, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk e ka synim të bëhet presidente mandatplotë.

Edhe Haxhiu ka deklaruar se presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, por, sipas saj, paraprakisht duhet të konstituohen institucionet e reja.

“Le ta konstituojmë kuvendin, le ta zgjedhim qeverinë dhe menjëherë pra pas konstituimit të kuvendit – kryetari i ri i kuvendit, kryetarja e re e kuvendit, kushdo qoftë ai ose ajo, do të ketë të drejtën kushtetuese që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu edhe analisti politik, Basri Muja ka thënë se çështja e presidentit duhet trajtuar pas konstituimit të Kuvendit e formimit të Qeverisë.

“Pres që partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje që t’i ftojë partitë opozitare që të ndërtojnë parime, që të ndërtojnë standarde se si duhet të duket një president dhe pres që përfaqësuesit e partive ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe ta zgjedhin një president konsesual, apartiak që është i pranueshëm për të gjitha blloqet politike”, ka thënë ai.

Zgjedhja e presidentit kërkon pjesëmarrjen në votim të së paku 80 deputetëve, numër të cilin Vetëvendosja nuk e arrin pa marrëveshje me së paku njërën prej dy partive kryesore në opozitë, PDK-në dhe LDK-në.

Të ngjashme
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

0:000:00