Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se vendimi për çështjen e gazit amerikan i takon Qeverisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe ekonominë.

pyetur për këtë çështje, Westerlund tha se nuk dëshiron të japë vlerësime se cila zgjidhje është më e mira, duke ia lënë këtë vendimmarrje institucioneve të Kosovës dhe negociatave me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk kam ndonjë qëndrim të fortë për këtë çështje. I takon Qeverisë së Kosovës ta marrë atë vendim. Sigurisht që është e rëndësishme për çdo qeveri të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji. Mund të zgjidhen rrugë të ndryshme për ta arritur këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët dhe ekonomia të kenë një furnizim të qëndrueshëm me energji. Ka mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë dhe unë nuk do të komentoj se cila është më e mira. Këtë do t’ia lë qeverisë dhe negociatave të saj me aktorët ndërkombëtarë. Është për të ardhur keq që kjo situatë po vazhdon prej një kohe të gjatë. Ajo pengon promovimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik, prandaj përbën një sfidë”, tha Westerlund.

Ambasadori suedez foli edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duke vlerësuar progresin e bërë përmes Dhomës Nordike të Tregtisë dhe rolin e diasporës kosovare në forcimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve.


“Zhvilluam mbledhjen vjetore të Asamblesë së Dhomës Nordike të Tregtisë. Tani kemi deri në 25 anëtarë. Kjo është diçka që e kam nisur para tre vitesh. Jam shumë i kënaqur që po ecim përpara me këtë nismë. Kemi marrëdhënie të forta tregtare mes Kosovës dhe Suedisë. Mendoj se kjo tregon se kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira në nivel dypalësh mes Suedisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për tregtinë. Bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet politike. Ne kemi një diasporë prej rreth 70 mijë shqiptarësh të Kosovës në Suedi dhe ata janë gjithashtu shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për promovimin e tregtisë mes Suedisë dhe Kosovës. Prandaj jam shumë i kënaqur që pas katër vitesh këtu kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira”, tha Westerlund./ Periskopi/

Të ngjashme
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president

Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president

0:000:00