Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të votuar të partive politike

Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar rreth 13% e kutive të votimit.
Nga këto rezultate të deritanishme janë pesë kandidatët më të votuar në partitë kryesore politike në Kosovë.
Në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari është kryetari i saj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili nga këto kuti të numëruara ka marrë 27 mijë e 448 vota.
Ai pasohet nga Glauk Konjufca me 21,492 vota, Albulena Haxhiu me 12,218 vota, Hekuran Murati 11,071 vota dhe e pesta renditet Donika Gërvalla me 9,776 vota.
Nga Partia Demokratike e Kosovës i pari me vota është kryetari i saj, Bedri Hamza, njëherësh kandidati për kryeministër, i cili ka marrë 12,846 vota.
I dyti pas Hamzës, si më i votuari në PDK deri më tash është Përparim Gruda me 8,157 vota, pasuar i treti në radhë Arian Tahiri me 7,304 vota, Uran Ismaili me 6,374 vota dhe e pesta është Vlora Çitaku me 4,347 vota.
Nga lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më së shumti vota nga këto kuti të numëruara deri më tash është Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente.
Osmani pasohet me vota nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku i cili deri më tash ka marrë 8,058 vota.
E treat më e votuar në LDK është Doarsa Kica Xhelili me 6,412 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 4,805 vota dhe Avdullah Hoti me 4,268 vota.
Edhe në Aleancë, më i votuari del të jetë kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, i cili nga këto kuti të numëruara ka siguruar 4,136 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 3,837 vota dhe Daut Haradinaj me 3,050 vota.
Pesëshja e Aleancës përmbyllet me Besnik Tahirin që ka marrë 2,698 vota dhe Bekë Berisha 1,993 vota.
Ndryshe, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar dhe përditësimi i të dhënave ndryshon varësisht numërimit të kutive të votimit në të gjitha komunat.
Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni KËTU.











