Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Trump theksoi se investimi do të përfshijë 42 miniera dhe 14 termocentrale, të vendosura kryesisht në shtete që e mbështetën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ky veprim do t’u japë mundësi këtyre infrastrukturave të modernizohen, do të zgjasë jetëgjatësinë e tyre për dekada dhe do të garantojë energji të besueshme me çmime të ulëta për amerikanët”, deklaroi presidenti. Sipas tij, fondet do të përdoren gjithashtu për ndërtimin e një terminali të madh eksporti të qymyrit në Oakland të Kalifornisë, me synimin për të rritur praninë e SHBA-së në tregjet ndërkombëtare.


Trump e cilësoi qymyrin si një burim “të pastër dhe të bukur”, ndërsa njoftoi se dy termocentralet e reja do të ndërtohen në Virxhinian Perëndimore dhe Alaska, duke përdorur, sipas tij, teknologji moderne dhe më pak ndotëse. Megjithatë, plani ka shkaktuar reagime të forta nga demokratët dhe grupet mjedisore. Koalicioni për Energjinë dhe Mjedisin e Qëndrueshëm (SEEC), që përfaqëson rreth 100 ligjvënës demokratë, e akuzoi administratën Trump se po favorizon “ndotësit në kurriz të qytetarëve amerikanë”.


“Dhënia e 700 milionë dollarëve për një burim energjie të ndotur dhe joefikas vendos interesat e industrisë para shëndetit publik dhe klimës”, thuhet në reagimin e koalicionit.


Vendimi vjen në një moment kur përdorimi i qymyrit në SHBA kishte shënuar rënie të ndjeshme gjatë dy dekadave të fundit.


Megjithatë, sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, prodhimi i qymyrit ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje gjatë viteve 2025 dhe 2026.


Ekspertët e klimës paralajmërojnë se djegia e qymyrit mbetet një nga burimet kryesore të emetimeve të gazeve serrë, ndërsa një studim i publikuar më herët kishte lidhur ndotjen nga termocentralet me qymyr me qindra mijëra vdekje të parakohshme në SHBA.


Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka vendosur në qendër të politikës së tij energjetike lëndët djegëse fosile, duke kufizuar një sërë projektesh të energjisë së rinovueshme, veçanërisht ato të energjisë së erës./Periskopi

Të ngjashme
Fitim Havolli: Llapashtica është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare

Fitim Havolli: Llapashtica është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare

Ardian Gjini me mesazh: Votoni për ata që dijnë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush

Ardian Gjini me mesazh: Votoni për ata që dijnë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Kaq qytetarë kanë të drejtë të votojnë

Kaq qytetarë kanë të drejtë të votojnë

Shpërthen uji në Pallatin e Drejtësisë (VIDEO)

Shpërthen uji në Pallatin e Drejtësisë (VIDEO)

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo, nuk po të sulmoj

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo, nuk po të sulmoj

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar

Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet e derivateve për sot

0:000:00