Fitim Havolli: Llapashtica është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare

Fitim Havolli: Llapashtica është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fitim Havolli, ka njoftuar se ka mbajtur një takim me qytetarët në Llapashticë.

Havolli pëmes një postimi në rrjetin social Facebook Llapashticën e cilësuar vend si simbol të qëndresës, krenarisë kombëtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, raporton Periskopi.

“Sonte nuk po flas vetëm si kandidat për deputet. Po flas si biri i kësaj toke, i rritur me vlerat e sakrificës, besës dhe dashurisë për Kosovën.Llapashtica nuk është thjesht një fshat. Është simbol i qëndresës, i krenarisë kombëtare dhe i njerëzve që kurrë nuk u përkulën para sfidave. Nga kjo tokë dolën burra e gra që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot.Prandaj, më 7 qershor, nuk kërkoj vetëm një votë për mua. Kërkoj besimin tuaj për të qenë zëri i secilit qytetar të ndershëm, i secilit të ri që ëndërron të ndërtojë jetën në Kosovë, i secilës nënë që sakrifikon për familjen dhe i secilit pensionist që meriton dinjitet”, ka shkruar ai.

Havolli iu ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor t’i japin besimin për t’i përfaqësuar në Kuvend, duke premtuar se do të jetë zëri i të rinjve, familjeve dhe pensionistëve që kërkojnë më shumë dinjitet dhe mundësi në Kosovë.

“Unë ju premtoj se nuk do të jem deputet vetëm në ditën e zgjedhjeve. Do të jem pranë jush çdo ditë, me guximin për të folur, me ndershmërinë për të vepruar dhe me përgjegjësinë për t’ju përfaqësuar me dinjitet. Më 7 qershor, le të ngrihet fuqishëm zëri i Llapashticës! Le t’i tregojmë Kosovës se njerëzit e kësaj ane nuk shiten, nuk frikësohen dhe nuk harrojnë. Le të rreshtohemi fuqishëm pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vizionit për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe europiane”, ka shkruar ai./Periskopi/

Postimi i plotë:



Të ngjashme
Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Ardian Gjini me mesazh: Votoni për ata që dijnë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush

Ardian Gjini me mesazh: Votoni për ata që dijnë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Kaq qytetarë kanë të drejtë të votojnë

Kaq qytetarë kanë të drejtë të votojnë

Shpërthen uji në Pallatin e Drejtësisë (VIDEO)

Shpërthen uji në Pallatin e Drejtësisë (VIDEO)

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo, nuk po të sulmoj

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo, nuk po të sulmoj

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar

Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet e derivateve për sot

0:000:00