Trump humb një rast të madh në Gjykatën Supreme - çdo foshnje që lind në SHBA, merr në mënyrë automatike shtetësinë amerikane

Trump humb një rast të madh në Gjykatën Supreme - çdo foshnje që lind në SHBA, merr në mënyrë automatike shtetësinë amerikane

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë automatike për personat e lindur në territorin amerikan.


Vendimi i gjykatës e ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit, i cili synonte të ndryshonte një parim ligjor të zbatuar prej më shumë se 100 vitesh.

Çështja ishte një nga pikat kryesore të agjendës së presidentit për emigracionin, megjithëse juristë të shumtë kishin ngritur pikëpyetje mbi bazën e tij ligjore, shkruan cnn.

Me këtë vendim mbetet në fuqi interpretimi aktual i Kushtetutës amerikane, sipas të cilit çdo person i lindur në Shtetet e Bashkuara konsiderohet automatikisht shtetas amerikan, pavarësisht nëse prindërit e tij janë apo jo shtetas të vendit.

Vendimi përbën një goditje të rëndësishme politike për Trumpin, i cili gjatë fushatës së tij kishte premtuar t’i jepte fund të ashtuquajturit “turizëm të lindjeve” dhe kishte vendosur kufizimin e emigracionit në qendër të politikave të tij.



Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, shkroi opinionin e shumicës së gjyqtarëve, ku u përfshinë edhe anëtarë konservatorë dhe liberalë të gjykatës.

Ndërkohë, tre gjyqtarë konservatorë – Clarence Thomas, Samuel Alito dhe Neil Gorsuch – kundërshtuan vendimin.

“Qytetaria, atëherë dhe sot, ishte e drejta për të pasur të drejta – për të marrë pjesë lirisht në komunitetin tonë politik”, shkroi Roberts, duke iu referuar Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për personat e lindur në SHBA.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të ketë ndikim të madh në debatin e vazhdueshëm politik në SHBA për emigracionin dhe të drejtat kushtetuese. /Telegrafi/

Të ngjashme
Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

Aksidenti në Shqipëri: Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Aksidenti në Shqipëri: Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Pamje nga Liqeni i Batllavës, vihet shiriti i policisë në zonën e kërkimit, ekipet e FSK në vendngjarje

Pamje nga Liqeni i Batllavës, vihet shiriti i policisë në zonën e kërkimit, ekipet e FSK në vendngjarje

“RTK është shndërruar në makinë propaganduese”, AGK reagon pas dorëheqjes së gazetares

“RTK është shndërruar në makinë propaganduese”, AGK reagon pas dorëheqjes së gazetares

“Do të vij të të vras ty dhe familjen” – si ndodhi vrasja në Ferizaj sipas vendimit të gjykatës për paraburgosjen e të dyshuarës?

“Do të vij të të vras ty dhe familjen” – si ndodhi vrasja në Ferizaj sipas vendimit të gjykatës për paraburgosjen e të dyshuarës?

71-vjeçarja bie në bunar në Koshare të Ferizajt, zjarrfikësit nxjerrin trupin, nisin hetimet

71-vjeçarja bie në bunar në Koshare të Ferizajt, zjarrfikësit nxjerrin trupin, nisin hetimet

FIFA befason, zgjedh lojtarin më të mirë të Botërorit

FIFA befason, zgjedh lojtarin më të mirë të Botërorit

Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, 12 të lënduar

Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, 12 të lënduar

0:000:00