“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

Përplasjet që nisen në LDK pas kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e të parit të partisë po vazhdojnë ende. Një postim i Shkemb Manajt në ‘facebook’ është shndërruar në një hapësirë përplasjesh e gjuhe fyese.

Kryetari i Degës së LDK’së në Deçan, Jeton Mushkolaj, i ka reaguar Manajt në një postim ku ky i fundit kishte dalë në përkrahje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje.

Mushkolaj ka thënë se zakonisht nuk komenton në statuse, por shton se s’mund të qëndrojë indiferent ndaj shkrimit të Manajt. Sipas Mushkolajt, Haki Rugova sa kishte qenë gjallë nuk e kishte lejuar Manajn as që të ishte pjesë e kryesisë së Degës.

Manaj më pas i ka reaguar Mushkolajt duke ia kujtuar kontributin që ka në LDK qysh nga koha e Fadil Feratit e Haki Rugovës.


Pas kësaj, Mushkolaj i ka reaguar me gjuhë fyese duke e quajtur “tradhtar” e “të paburrë” Manajn. Kreu i Degës së Deçanit ka thënë se kishin biseduar në telefon paraprakisht dhe e kishin mbyllur diskutimin, megjithatë sipas tij Manaj i ka dalë nga fjala meqë ka reaguar përsëri në ‘facebook”.

“Shkëmb Manaj, pas komentit tim më telefonove dhe i sqaruam në telefon të gjitha, të cilat nuk dua t’i publikoj këtu në komente. E lamë me aq atë punë. Por ti reagove prapë. Që je i paburrë e kam ditur, ndërsa që je edhe tradhtar, këtë sapo e mora vesh”, ka shkruar Mushkolaj.

Manaj i ka reaguar pas këtyre fjalëve, duke i thënë se po e nxjerr përplasjen në publik.

“ti ne publik! Une ne telefon! Ky eshte kontributi juaj per ruajtjen e komunikimit normal ne parti! Zoti ta ruajt burrninë ty!”, ka shkruar Manaj.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati.

Ferati ka pasur edhe një porosi ndaj Mushkolajt duke i thënë “mos qo ron”, kjo pasi Mushkolaj e ka pyetur Feratin nëse është i legjitimuar për të reaguar ndaj secilit koment që bëhet.





Të ngjashme
Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

Trump humb një rast të madh në Gjykatën Supreme - çdo foshnje që lind në SHBA, merr në mënyrë automatike shtetësinë amerikane

Trump humb një rast të madh në Gjykatën Supreme - çdo foshnje që lind në SHBA, merr në mënyrë automatike shtetësinë amerikane

Aksidenti në Shqipëri: Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Aksidenti në Shqipëri: Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Pamje nga Liqeni i Batllavës, vihet shiriti i policisë në zonën e kërkimit, ekipet e FSK në vendngjarje

Pamje nga Liqeni i Batllavës, vihet shiriti i policisë në zonën e kërkimit, ekipet e FSK në vendngjarje

“RTK është shndërruar në makinë propaganduese”, AGK reagon pas dorëheqjes së gazetares

“RTK është shndërruar në makinë propaganduese”, AGK reagon pas dorëheqjes së gazetares

“Do të vij të të vras ty dhe familjen” – si ndodhi vrasja në Ferizaj sipas vendimit të gjykatës për paraburgosjen e të dyshuarës?

“Do të vij të të vras ty dhe familjen” – si ndodhi vrasja në Ferizaj sipas vendimit të gjykatës për paraburgosjen e të dyshuarës?

71-vjeçarja bie në bunar në Koshare të Ferizajt, zjarrfikësit nxjerrin trupin, nisin hetimet

71-vjeçarja bie në bunar në Koshare të Ferizajt, zjarrfikësit nxjerrin trupin, nisin hetimet

FIFA befason, zgjedh lojtarin më të mirë të Botërorit

FIFA befason, zgjedh lojtarin më të mirë të Botërorit

Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, 12 të lënduar

Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, 12 të lënduar

0:000:00