Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Sipas raportimeve të fundit, Roberto Martinez pritet të largohet nga posti i përzgjedhësit të Kombëtarja e Portugalisë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, pavarësisht rezultateve që skuadra mund të arrijë në turne.


Tekniku spanjoll ka kontratë vetëm deri në fund të muajit korrik dhe raportohet se tashmë ka vendosur të mos e rinovojë atë. Pas tre vitesh në krye të Portugalisë, Martinez duket se është gati për një sfidë të re në karrierën e tij.

Sipas talkSPORT, 52-vjeçari e ka marrë vendimin para nisjes së Botërorit dhe po shqyrton mundësitë për t’u rikthyer në futbollin e klubeve. Një rikthim në Ligën Premier mbetet një opsion i hapur, ndërsa emri i tij është lidhur edhe me disa poste të rëndësishme nëpër Evropë.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që ai të marrë drejtimin e një tjetër kombëtareje në të ardhmen.

Gjatë periudhës së tij me Portugalinë, Martinez ka pasur rezultate të ndryshme. Edhe pse skuadra u eliminua nga Franca në çerekfinalen e Euro 2024 pas penalltive, portugezët reaguan fuqishëm duke triumfuar ndaj Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve verën e kaluar.

Tani synimi i tij është të mbyllë aventurën me Portugalinë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke tentuar t’i sjellë vendit trofeun e parë të Kupës së Botës në histori.

Martinez ka eksperiencë edhe në dy Botërorë me Kombëtarja e Belgjikës. Në vitin 2018 ai i udhëhoqi belgët drejt vendit të tretë, ndërsa katër vite më vonë përjetoi një zhgënjim të madh me eliminimin që në fazën e grupeve.

Portugalia konsiderohet një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës 2026, falë një skuadre të mbushur me yje dhe cilësi në çdo repart.

Rrugëtimi i tyre në turne do të nisë me përballjen Kongos, ndërsa në Grupin K do të luajnë gjithashtu kundër Uzbekistanit dhe Kolumbisë./Telegrafi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

0:000:00