Temperaturat e larta, kërkohet ndërprerja e punës në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Temperaturat e larta, kërkohet ndërprerja e punës në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit, duke paralajmëruar se temperaturat e larta po rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe humbjeve të jetës në vendet e punës.

Sipas BSPK-së, sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë sektori me numrin më të madh të aksidenteve dhe vdekjeve në punë në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2025, Inspektorati i Punës ka evidentuar 602 raste lëndimesh në vendin e punës, ndërsa 33 për qind e tyre kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit.


Sindikatat rikujtojnë se më shumë se 170 punëtorë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës që nga viti 2018, ndërsa viti 2025 është shënuar si viti me numrin më të madh të viktimave. Vetëm në korrik të vitit të kaluar, tre punëtorë humbën jetën në kantiere ndërtimi në Gjakovë dhe Pejë, gjatë periudhës kur vendi po përballej me temperatura të larta.

BSPK-ja shpreh shqetësim edhe për mungesën e kapaciteteve mbikëqyrëse. Sipas saj, e gjithë Kosova mbulohet nga vetëm 53 inspektorë pune, numër që konsiderohet i pamjaftueshëm për mbikëqyrjen e mbi 1.000 kantiereve aktive dhe dhjetëra mijëra vendeve të tjera të punës.


“Vetë Kryeinspektori i Punës ka pranuar se numri aktual i inspektorëve nuk u përgjigjet nevojave reale të tregut të punës”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Sindikatat kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa të ngjashme me ato të korrikut 2024, kur Ministria e Shëndetësisë kishte urdhëruar ndërprerjen e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave që tejkalonin 36 gradë Celsius.


Sipas BSPK-së, sigurimi i ujit të pijshëm, vendeve me hije, pushimeve të rregullta dhe ndërprerja e punës gjatë orëve më të nxehta të ditës janë detyrime ligjore dhe jo privilegje.

Përveç sektorit privat, sindikata ka ngritur shqetësime edhe për kushtet e punës në institucionet publike. Ajo thotë se ka pranuar ankesa nga punonjës të administratës publike për ambiente me ventilim të pamjaftueshëm, sisteme klimatizimi jofunksionale dhe temperatura të larta që ndikojnë në shëndetin dhe produktivitetin e tyre.

BSPK-ja u ka bërë thirrje institucioneve publike që të sigurojnë kushte të përshtatshme pune gjatë periudhës së vapës, përfshirë ventilim adekuat dhe organizim të procesit të punës në përputhje me rreziqet që sjell vala e të nxehtit.

Në fund, BSPK-ja i ka kërkuar Inspektoratit të Punës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin e zbatimit të masave mbrojtëse në të gjitha vendet e punës.

“Siguria dhe shëndeti në punë nuk duhet të bëhen temë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të punëtorëve duhet të jetë prioritet i përhershëm i institucioneve dhe punëdhënësve”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.


Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

0:000:00