SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë kryer një valë të sulmeve hakmarrëse ndaj Iranit, duke sulmuar pothuajse 20 caqe ushtarake, pasi Uashingtoni fajësoi Teheranin për rrëzimin e helikopterit ushtarak, Apache dhe një sërë sulmesh ndaj forcave amerikane dhe anijeve tregtare në rajon. Ndërkaq, Irani tha se ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake të SHBA-së në rajon.

Në orët e vona të 9 qershorit, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) tha se një aeroplan luftarak amerikan goditi sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, stacionet tokësore të kontrollit dhe ndërtesa për vëzhgim të radarëve afër Ngushticës së Hormuzit, në atë që e përshkroi si “përgjigje proporcionale” të urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Më 9 qershor, Trump tha se iranianët kishin rrëzuar helikopterin e llojit Apache të ushtrisë amerikane, që po patrullonte mbi Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të përgjigjej.

Dy pilotët e helikopterit të rrëzuar u shpëtuan nga ushtria amerikane.


Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se afër 20 caqe brenda Iranit u sulmuan gjatë operacionit, që tani ka përfunduar.

Sulmet amerikane nxitën përgjigjen e Iranit, e cila gjuajti disa raketa dhe dronë, por zyrtari amerikan tha se “pothuajse të gjitha” predhat e nisura nga Irani u penguan.

Zyrtari shtoi se Uashingtoni nuk ka pranuar asnjë raportim për viktima amerikane apo dëme të ndërtesave amerikane, ndonëse shtoi se vlerësimi në këtë drejtim po vazhdon.

CENTCOM tha se forcat amerikane mbeten në gatishmëri dhe janë të përgatitura që të përgjigjen ndaj çdo sulmi të ri.

Irani ende publikisht nuk ka dhënë detaje për dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Garda Revolucionare Islamike, ndërkaq, tha më 10 qershor se ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt një baze ushtarake amerikane në Jordani, dhe ka shënjestruar caqe të tjera të lidhura me SHBA-në në mbarë Gjirin Persik, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane kundër objekteve ushtarake afër Ngushticës së Hormuzit.

Mediat iraniane raportuan se sulmet shënjestruan bazën amerikane Al Azraq në Jordani, si dhe caqe në Kuvajt dhe Bahrejn.

Garda Revolucionare pretendoi se ka goditur ndërtesa, përfshirë një hangar për aeroplanët dhe një qendre komanduese dhe paralajmëroi SHBA-në se do të përballet me përgjigje “shkatërruese” nëse kryen sulme të tjera.

Ky këmbim sulmesh shënon një nga përshkallëzimet më serioze që kur Uashingtoni dhe Teherani u pajtuan për një armëpushim në prill, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet e përbashkëta ndaj Iranit në fund të shkurtit. /REL

Të ngjashme
Aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022-ës në Veri, pezullohen hetimet për Radojçiqin shkaku i arratisë

Aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022-ës në Veri, pezullohen hetimet për Radojçiqin shkaku i arratisë

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Pse Kosova nuk duhet t’i thotë JO, gazit amerikan?-Tregon Berat Rukiqi

Pse Kosova nuk duhet t’i thotë JO, gazit amerikan?-Tregon Berat Rukiqi

Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

0:000:00