Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Arian Alijaj, një i dënuar për pjesëmarrje në luftën në Siri në mesin e dekadës së kaluar dhe Spartak Dërmaku, janë dy nga tre burrat që u arrestuan pasditen e të martës në një operacion të Prokurorisë Speciale, të asistuar nga Policia e Kosovës dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Tre të arrestuarit dyshohen për një seri veprash të rënda penale, përfshirë pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal, financimin e terrorizmit dhe shpëlarjen e parave.


Arian Alijaj është i njohur për organet e drejtësisë dhe konkretisht për Prokurorinë Speciale, e cila e kishte ndjekur atë penalisht 10 vjet më parë, raporton Paparaci, transmeton Periskopi.


Më 2016, gjatë një procesi gjyqësor ku akuzohej për terrorizëm, Alijaj kishte arritur marrëveshje me prokurorin special Abdurrahim Islami për pranim të fajësisë. Më 21 nëntor të vitit 2016, Alijaj ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Alijaj, bashkë me një person tjetër, akuzohej se nga marsi i vitit 2016 i ishte bashkuar formacioneve të huaja paraushtarake të përfshira në luftën e Sirisë. Ai, ishte ndaluar nga autoritetet turke pasi ishte kthyer nga Siria në maj të të njëjtit vit.


Nga Turqia, ishte ekstraduar në Kosovë me kërkesë të autoriteteve kosovare të drejtësisë. Në Kosovë, ai ishte gjykuar për terrorizëm.

I arrestuari Alijaj del se ishte i afërt me Spartak Dërmakun, të ndaluarin tjetër në aksionin e së martës, tregojnë fotografitë e publikuara në rrjetet sociale të cilat i shfaqin ata në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të dy, bazuar në aktivitetet që ekspozonin në rrjetet e tyre sociale, ishin të përfshirë në biznesin e kriptovalutave.


Arian Alijaj dhe Spartak Dërmaku

Operacioni ‘Mega’ i Prokurorisë Speciale u asistua edhe nga autoritetet e Kanadasë dhe ato të ShBA-ve, përfshirë nga agjenci të Departamentit të Shtetit të cilat ndihmojnë institucionet e drejtësisë së vendeve aleate.


Të ngjashme
SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë operacionit në QKUK

Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë operacionit në QKUK

Këta janë 10 më të votuarit e partive më të mëdha

Këta janë 10 më të votuarit e partive më të mëdha

Në prag të Botërorit, Prokuroria e Texasit hap hetime ndaj FIFA për biletat e ndeshjeve në Dallas e Houston

Në prag të Botërorit, Prokuroria e Texasit hap hetime ndaj FIFA për biletat e ndeshjeve në Dallas e Houston

0:000:00