Pse Kosova nuk duhet t’i thotë JO, gazit amerikan?-Tregon Berat Rukiqi

Pse Kosova nuk duhet t’i thotë JO, gazit amerikan?-Tregon Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se projekti për gazin e lëngshëm amerikan (LNG) në rajon është pjesë e një strategjie të nisur gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, me qëllim forcimin e sigurisë energjetike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Rukiqi tha se kjo qasje amerikane është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: largimin nga varësia ndaj teknologjive kineze 5G dhe reduktimin e varësisë nga burimet energjetike ruse dhe ndikimi i tyre në rajon.

Sipas tij, në këtë kuadër është parashikuar që Greqia të shërbejë si nyje kryesore për furnizim me LNG përmes portit të Alexandroupolit, ndërsa infrastruktura të shtrihej më tej në vende të rajonit si Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Kosova, sipas Rukiqit, ka qenë e përfshirë në diskutime dhe plane për t’u lidhur me këtë infrastrukturë, duke e pozicionuar si pjesë të një rrjeti strategjik energjetik rajonal.

Ai tha se çështja e LNG-së është trajtuar edhe në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit, si dhe përmes angazhimit të institucioneve financiare amerikane si EXIM Bank dhe Korporata Financiare Zhvillimore Amerikane (DFC).

“Fillimisht, çështja e LNG-së u përfshi në Marrëveshjen e Washingtonit, e më pas në disa vizita të kompanive amerikane, EXIM Bankës dhe Korporatës Financiare Zhvillimore Amerikane në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo u është thënë qartë kompanive nga Kosova dhe secilës qeveri: çdo bashkëpunim strategjik me Amerikën nënkupton largim nga ndikimi rus në energji dhe nga teknologjitë kineze 5G.

Në vizitën time, atëherë si Kryetar i Odës Ekonomike, në selinë e DFC-së dhe në takimet me zyrtarët e EXIM Bankës në tetor 2020, na është bërë e qartë se Administrata Trump I do të bënte çmos që Kosovës t’ia financonte edhe gazifikimin për nevoja të industrisë dhe ngrohjes, edhe infrastrukturën për t’u lidhur me portin e Alexandroupolis.

Madje, për t’i dhënë Kosovës përparësi strategjike, furnizimi potencial i Serbisë me LNG do të kalonte përmes Kosovës. Në të njëjtën pako ishte edhe njohja nga Greqia”, shkruan Rukiqi.


Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thekson se në vazhdën e kësaj politike gjeostrategjike amerikane në rajon, në kuadër të programit Compact të MCC-së, pas të gjitha studimeve, ishte planifikuar dhe dakorduar përkrahja amerikane prej 200 milionë eurosh për infrastrukturën e LNG-së, përfshirë edhe centralin me Gaz Amerikan.

“Me ardhjen e Qeverisë Kurti në vitin 2021, pa ndonjë arsye të fortë ekonomike dhe pa u mbështetur në ndonjë fizibilitet serioz, Qeveria e refuzoi Gazin Amerikan, për t’i investuar 200 milionë euro në bateri.

Fast forward: tani, me Administratën e re Trump, kjo çështje është riaktualizuar.

Prapë e gjithë Evropa Lindore dhe Qendrore janë në garë për LNG, për t’u larguar nga ndikimi rus. Dhe prapë, të vetmit refuzues jemi ne. E tha me gojën e vet Kryeministri në detyrë.

Pse? Nuk ka asnjë analizë ekonomike e as teknike për t’i thënë JO. Tek e fundit, siguria kombëtare nuk kërkon shumë numra. Gazi Amerikan është shtyllë e sigurisë kombëtare të Kosovës për dekadat në vijim.

Çka nëse e pranon Serbia, e ne mbetemi vrima e zezë e rajonit – të vetmit jashtë kësaj ombrelle të rëndësishme strategjike?

Në çdo rrethanë, çdo koalicion qeverisës dhe çdo program qeverisës duhet të kushtëzohet me projektin e centralit me Gaz të Lëngshëm Amerikan”, shtoi ai.



Të ngjashme
Aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022-ës në Veri, pezullohen hetimet për Radojçiqin shkaku i arratisë

Aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022-ës në Veri, pezullohen hetimet për Radojçiqin shkaku i arratisë

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

0:000:00