Serbët mblidhen për “Vidovdan” në Gazimestan, policia shton masat e sigurisë

Një numër qytetarësh serbë kanë nisur të mblidhen në Gazimestan për shënimin e të ashtuquajturës “Festë e Vidovdanit”.
Klan Kosova raporton nga vendi i ngjarjes se masat e sigurisë janë të shtuara.
“Kontrollet janë të rrepta. Kemi parë edhe dronë të Policisë së Republikës së Kosovës që po patrullojnë zonën”, ka raportuar ajo.
Organizimi qendror ende nuk ka nisur, por një pjesë e pjesëmarrësve tashmë kanë arritur brenda territorit të Gazimestanit./Periskopi











