Skandal marketingu: “Brendet e ndaluara” që vodhën vëmendjen në Kupën e Botës

Skandal marketingu: “Brendet e ndaluara” që vodhën vëmendjen në Kupën e Botës

Levi’s nuk pritej të ishte një nga emrat më të përfolur të këtij Botëror as Heinz apo Beats.

Por, ndonëse FIFA ka bërë përpjekje të mëdha që këto marka të mos kenë ekspozim gjatë turneut, rezultati ka qenë krejt i kundërt: ato janë kthyer në një nga temat më të diskutuara të kompeticionit.


Jashtë stadiumit Levi’s në San Francisko, logoja ikonike është mbuluar me një tarp të bardhë.

Brenda zonave të medias, logot e Heinz në shishet e ketchup-it janë mbuluar me ngjitës.

Edhe lojtarët nuk i kanë shpëtuar kësaj praktike, me raste si ai i Jamal Musialës, ku logoja e Beats në kufjet e tij është mbuluar me shirit para ndeshjes.

Asnjë nga këto marka nuk është sponsor zyrtar i FIFA-s, por pikërisht kjo “ndalim ekspozimi” i ka bërë ato edhe më të dukshme, raporotn Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ky fenomen njihet si “Efekti Streisand” – kur përpjekja për të fshehur diçka në fakt e bën atë edhe më të njohur.

FIFA nuk vepron nga inati, por për mbrojtje të sponsorëve zyrtarë që paguajnë miliona për ekskluzivitet.

Prandaj, organizata kontrollon çdo detaj të dukshmërisë brenda stadiumeve.


Megjithatë, historia tregon se “ambush marketing” shpesh e kthen këtë kontroll në bumerang.

Nga fansat holandezë në 2006, te rastet me Bavaria dhe Budweiser, deri te Beats në 2014, çdo përpjekje për kufizim ka gjeneruar edhe më shumë publicitet.

Edhe këtë herë, markat e prekura e kanë kthyer situatën në avantazh, Heinz e shndërroi në produkt të limituar, Beats e përdori si teaser marketingu, ndërsa Levi’s e ktheu mbulimin e logos në një fushatë globale.

Në fund, ndërsa sponsorët zyrtarë sigurojnë të drejta dhe prezencë të garantuar, markat “e ndaluara” po fitojnë vëmendjen e publikut./Periskopi



Të ngjashme
IKSHPK me këshilla për qytetarët gjatë temperaturave të larta

IKSHPK me këshilla për qytetarët gjatë temperaturave të larta

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

Koci apel qytetarëve që udhëtojnë nëpër Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Koci apel qytetarëve që udhëtojnë nëpër Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Tragjedi në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Tragjedi në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së – çfarë pritet

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së – çfarë pritet

Kuvajti thotë se sulmet iraniane janë një “shkelje flagrante” e sovranitetit të tij

Kuvajti thotë se sulmet iraniane janë një “shkelje flagrante” e sovranitetit të tij

Vdes një i burgosur në Shkodër

Vdes një i burgosur në Shkodër

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Një mjet i dyshuar shpërthyes gjendet në lumin Erenik, deminohet nga FSK-ja

Një mjet i dyshuar shpërthyes gjendet në lumin Erenik, deminohet nga FSK-ja

Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan”

Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan”

Messi vendos rekord të ri në Kupën e Botës, zgjeron listën e golave ndaj kombëtareve të ndryshme

Messi vendos rekord të ri në Kupën e Botës, zgjeron listën e golave ndaj kombëtareve të ndryshme

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

0:000:00