Rezultati për VV-në: Bie në 42.3 për qind

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është mbyllur. Nga sondazhi i PIPOS rezulton se Lëvizja Vetëvendosje del partia e parë, me 42.3 për qind, shkruan Periskopi.
Në zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ishte e para me 51,10%, e ndjekur nga PDK me 20,19%.
Megjithatë, rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë orëve dhe ditëve në vijim.












