Policia për zgjedhjet: Procesi kaloi qetë pa incidente serioze, u angazhuan 6300 zyrtarë policorë e 720 automjete policore

Policia për zgjedhjet: Procesi kaloi qetë pa incidente serioze, u angazhuan 6300 zyrtarë policorë e 720 automjete policore

Policia Kosovës, ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve ditën e sotme, duke thënë se, procesi, në aspektin e sigurisë, ka kaluar qetë dhe pa incidente serioze.

Nga Policia është thënë edhe se, zbatimi i planit operacional, angazhimi profesional i zyrtarëve policorë, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë ndërinstitucional, kanë ndikuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në një ambient të qetë, të sigurt dhe pa incidente madhore që do të mund të cenonin apo pengonin rrjedhën e tij.

‘’ Për ti realizuar me sukses këto objektiva, Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitetet e saja të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, duke përfshirë 6300 zyrtarë policorë, 720 automjete policore me rreth 320 patrulla reaguese, me zyrtarë të profileve të ndryshme, zyrtarë patrullues, hetues, zyrtarë të inteligjencës, zyrtarë kufitar, zyrtarë të trafikut dhe zyrtar të njësive speciale të cilët kanë qenë në gatishmëri vepruese’’, thuhet mes tjerash.

Postimi:


Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Prishtinë, më 7 qershor 2026

Aktivitetet policore të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në kuadër të “Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, përfshirë fazën e votimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme, janë realizuar në përputhje të plotë me planifikimet operative dhe masat e parapara policore.

Zbatimi i planit operacional, angazhimi profesional i zyrtarëve policorë, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë ndërinstitucional, kanë ndikuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në një ambient të qetë, të sigurt dhe pa incidente madhore që do të mund të cenonin apo pengonin rrjedhën e tij. Bazuar në vlerësimet operative dhe të sigurisë, procesi zgjedhor është karakterizuar nga qetësia, rendi dhe stabiliteti i përgjithshëm.

Një ndër objektivat kryesore të planit operacional policor ka qenë garantimi i një mjedisi të sigurt për ushtrimin e së drejtës së votës, identifikimi, hetimi dhe procedimi i çdo veprimi të kundërligjshëm që mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj të gjithë personave që bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

Për ti realizuar me sukses këto objektiva, Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitetet e saja të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, duke përfshirë 6300 zyrtarë policorë, 720 automjete policore me rreth 320 patrulla reaguese, me zyrtarë të profileve të ndryshme, zyrtarë patrullues, hetues, zyrtarë të inteligjencës, zyrtarë kufitar, zyrtarë të trafikut dhe zyrtar të njësive speciale të cilët kanë qenë në gatishmëri vepruese.

Në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka iniciuar 17 raste penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për veprat penale: ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, ‘Asgjësimi i dokumenteve të votimit’, ‘Keqpërdorim i të drejtës së votimit’ dhe ‘Dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’. Lidhur me këto raste, 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Gjatë realizimit të detyrave policore janë pranuar dhe trajtuar gjithsej 53 informata të natyrave të ndryshme, ku pas vlerësimit të rrethanave dhe mungesës së elementeve të rastit, nuk janë iniciuar procedura të mëtejme ligjore.

Po ashtu, në bashkëpunim me organet kompetente të drejtësisë, janë trajtuar dhe proceduar edhe raste të tjera të natyrave të ndryshme, të cilat nuk kanë qenë të ndërlidhura me procesin zgjedhor.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës ka trajtuar me profesionalizëm dhe paanshmëri çdo informacion dhe raportim që ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka vazhduar njëkohësisht kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në trajtimin e rasteve të tjera të sigurisë publike.

Aktivitetet policore të planifikuara për ditën e sotme janë realizuar me sukses dhe në përputhje me objektivat operative, falë bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional, angazhimit të strukturave të sigurisë dhe nivelit të lartë të kulturës qytetare të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Për këtë bashkëpunim dhe kontribut në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe integritetit të procesit demokratik, Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj ndaj të gjithë qytetarëve.




Të ngjashme
Këto janë rezultatet preliminare, numërimi drejt fundit

Këto janë rezultatet preliminare, numërimi drejt fundit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtës së votës

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtës së votës

58% e votave të numëruara: PDK prin bindshëm në Malishevë

58% e votave të numëruara: PDK prin bindshëm në Malishevë

DnV publikon rezultatet preliminare: LVV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7%, AAK 7.1%

DnV publikon rezultatet preliminare: LVV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7%, AAK 7.1%

KQZ: Ky është rezultati aktual pas mbi 50% të votave të numëruara

KQZ: Ky është rezultati aktual pas mbi 50% të votave të numëruara

Kush po prin në Podujevë?-Këto janë rezultatet e KQZ nga 49% e votave të numëruara

Kush po prin në Podujevë?-Këto janë rezultatet e KQZ nga 49% e votave të numëruara

Numërohen mbi 50% e votave në Lipjan: Ja kush po prin atje

Numërohen mbi 50% e votave në Lipjan: Ja kush po prin atje

KQZ: Ky është rezultati aktual pas 40% të votave të numëruara

KQZ: Ky është rezultati aktual pas 40% të votave të numëruara

Bien standardet e Fitore Pacollit: Nga 60% sa kërkonte, shprehet e kënaqur me rreth 40%

Bien standardet e Fitore Pacollit: Nga 60% sa kërkonte, shprehet e kënaqur me rreth 40%

KQZ: Ky është rezultati aktual pas afro 20% të votave të numëruara

KQZ: Ky është rezultati aktual pas afro 20% të votave të numëruara

KQZ: Ky është rezultati aktual pas afro 15% të votave të numëruara

KQZ: Ky është rezultati aktual pas afro 15% të votave të numëruara

Numërimi i votave nga KQZ: Ja cila parti po prin në Prishtinë

Numërimi i votave nga KQZ: Ja cila parti po prin në Prishtinë

0:000:00