Mbi 98% të dhënave të procesuara, KQZ-ja tregon sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka procesuar 98.64% e të dhënave nga procesi zgjedhor që u mbajt sot në Kosovë.
Aktualisht sipas KQZ-së, nga 1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, sipas këtyre të dhënave kanë marrë pjesë 713 mijë e 562 votues.













