Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Artan Behrami ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesën e një reagimi publik pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit, komandantit, bashkëluftëtarit dhe familjarit të afërt të Adem Jasharit.


Përmes një deklarate, Behrami tha se deri më tani Kurti nuk ka shprehur ngushëllime publike për vdekjen e Sahit Jasharit, duke e cilësuar këtë si mungesë empatie dhe respekti institucional ndaj një figure që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me historinë e rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

“Heshtja ndaj një figure të tillë është mungesë empatie dhe respekti institucional. Përballë një humbjeje të madhe për një familje që mbart një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës, mosreagimi është i papranueshëm”, ka deklaruar Behrami.

Ai theksoi se Sahit Jashari ishte pjesë e historisë kombëtare të sakrificës, qëndresës dhe luftës për liri, duke shtuar se respekti për kontributin e tij duhet të tejkalojë ndarjet politike.

Behrami ka shprehur kritika edhe ndaj reagimit të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duke e cilësuar atë si të ftohtë. Sipas tij, në reagimin zyrtar nuk janë theksuar gradat ushtarake, meritat në luftë dhe pesha historike e sakrificës së Sahit Jasharit.

“Respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit nuk duhet të jetë çështje bindjesh politike, por një minimum i kujtesës dhe mirënjohjes kombëtare”, ka deklaruar Behrami.

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

0:000:00