Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Policia Kufitare në Himarë u ka shkuar në ndihmë pesë turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.

Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

Të ngjashme
Përparim Rama sqaron kahjet e dy rrugëve të rëndësishme të kryeqytetit, ndryshimet në fuqi nga sot

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave, Prebreza thotë se ‘‘problemi do zgjidhet shumë shpejt’’

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

10 vendvotime të panumëruara në Prishtinë – Kush po dominon me votat për deputetë?

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

0:000:00