Ramadani për Raportin e ZKA-së për ministrinë e Sveçles: Vjedhje e zhvatje në tendera – nëse nuk e dërgon Auditori, do ta dërgoj unë në Prokurori

Deputeti në ardhje i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka njoftuar se do ta dërgojë në Prokurori raportin e Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse kjo nuk është bërë tashmë nga Auditori.
“Nëse Auditori nuk e ka dërguar në Prokurori (e që do të duhej ta bënte!) do ta dërgoj unë vet. Keqpërdorimi NUK FALET!”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka pretenduar se raporti evidenton “vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera dhe shkatërrim të dinjitetit të policit”, duke shtuar se gjetjet kanë të bëjnë vetëm me kontratat e paklasifikuara.
“Raporti për vitin 2025 dëshmon vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera dhe shkatërrim të dinjitetit të policit. Nuk duhet lejuar që ky raport të harrohet në sirtarë. Çdo gjetje duhet të adresohet para drejtësisë”, ka theksuar ai.
Ramadani ka shtuar se Auditori i Përgjithshëm, sipas tij, “e përcakton qartë se kush është përgjegjës ligjërisht”, duke përmendur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë:
Auditimin për Ministrinë e Brendshme do ta dërgoj në Prokurori
• Nëse Auditori nuk e ka dërguar në Prokurori (e që do të duhej ta bënte!) do ta dërgoj unë vet!
• Keqpërdorimi NUK FALET!
• Listë e gjatë e krimit ekonomik të MPB mbi buxhetin e shtetit
Paramendojeni:
krejt ky KRIM MBI BUXHETIN është gjetur veç te kontratat e paklasifikuara!!!
Ec e dije çfarë masakre buxhetore kanë bërë në kontratat sekrete!
Raporti për vitit 2025 dëshmon vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera, dhe shkatërrim të dinjitetit të policit.
Nuk duhet lejuar që ky raport të harrohet në sirtarë. Çdo gjetje duhet të adresohet para drejtësisë.
Koha e këtyre të paprekshmëve ka mbaruar!
Kjo është pasqyra e zezë e keqpërdorimit, mashtrimit dhe dështimit total të këtij pushteti në MPB.
Derisa populli përballet me krizën ekonomike, paratë e popullit avullohen nëpër skandale që Auditori i Përgjithshëm i ka ndëshkuar me "Opinion të Kualifikuar".
Madje, ky pushtet nuk dëgjon askënd.
Nga 9 rekomandimet e vitit 2024, 4 nuk kanë filluar të zbatohen fare dhe 3 janë zbatuar vetëm pjesërisht.
Këta sillen sikur shteti është pronë e tyre private dhe ligji nuk vlen për ta.
Por, do të përballen ashpër!
P.S
Auditori e përcakton qartë se kush është përgjegjës ligjërisht, pra Ministri Sfeçla
(Shih në foto)











