Propozimi i parë nga opozita: AAK e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Propozimi i parë nga opozita: AAK e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Aleanca ka dalë si partia e parë nga opozita që ka paraqitur një propozim për zhbllokimin e situatës institucionale dhe mundësimin e konstituimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia është e gatshme të mbështesë formimin e institucioneve pa kërkuar poste qeveritare dhe pa përfitime partiake, duke kërkuar vetëm një marrëveshje publike mbi gjashtë prioritete strategjike për zhvillimin.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas platformës së Aleancës, mbështetja për krijimin e institucioneve do të jepet edhe pa pjesëmarrje në qeveri, nëse pranohen disa zotime kryesore, përfshirë shpalljen prioritet shtetëror të projektit të gazit amerikan, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, lirimin nga tatimi në pronë të tokës së punuar, financimin e projekteve rrugore kapitale të mbetura pezull dhe krijimin e një fondi të madh investimesh për Prishtinën.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar gjithashtu se partia është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve dhe sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse arrihet zotim për këto prioritete.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë pa asnjë kërkesë, përpos zotimit të pastër që institucionet tona do t’i realizojnë kërkesat tona”, është shprehur Gjini, duke shtuar se AAK nuk do të pengojë konstituimin e institucioneve.

Sipas tij, kërkesat përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore në disa qytete të vendit, si dhe investime të rëndësishme për kryeqytetin, Prishtinën, që sipas AAK-së duhet të përfitojë një fond të posaçëm zhvillimor.

Aleanca e ka paraqitur këtë paketë si një platformë për dalje nga bllokada institucionale dhe si bazë për një marrëveshje politike që, sipas saj, do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme
Ramadani për Raportin e ZKA-së për ministrinë e Sveçles: Vjedhje e zhvatje në tendera – nëse nuk e dërgon Auditori, do ta dërgoj unë në Prokurori

Ramadani për Raportin e ZKA-së për ministrinë e Sveçles: Vjedhje e zhvatje në tendera – nëse nuk e dërgon Auditori, do ta dërgoj unë në Prokurori

Alarmon meterologu i njohur: I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt Kosovës, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë

Alarmon meterologu i njohur: I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt Kosovës, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë

KFOR i dhuron zjarrfikësve në Klinë pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim

KFOR i dhuron zjarrfikësve në Klinë pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim

Gara: Serbia vazhdon të bllokojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve, në Batajnicë dyshohet edhe për 58 viktima

Gara: Serbia vazhdon të bllokojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve, në Batajnicë dyshohet edhe për 58 viktima

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet, IKSHPK jep rekomandimet se si të mbrohemi

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet, IKSHPK jep rekomandimet se si të mbrohemi

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

“Revolucioni i Flamingove”, Shqipëria po heton përfshirjen e Iranit në protesta

“Revolucioni i Flamingove”, Shqipëria po heton përfshirjen e Iranit në protesta

Valë e madhe e të nxehtit në Evropë, Gjermania dhe Hungaria më të prekurat

Valë e madhe e të nxehtit në Evropë, Gjermania dhe Hungaria më të prekurat

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Insistimi i Kurtit për gazifikim të qymyrit, Naim Rashiti: S’do të ndodhë kurrë, nuk arrin ta bëjë askush

Insistimi i Kurtit për gazifikim të qymyrit, Naim Rashiti: S’do të ndodhë kurrë, nuk arrin ta bëjë askush

Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

0:000:00