Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Mali i Zi do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), si dhe në angazhimet e tjera të Aleancës në rajon dhe më gjerë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO.

Sipas njoftimit, Podgorica do të vazhdojë të dërgojë ushtarë në kuadër të misionit KFOR në Kosovë, ndërsa angazhimi do të vijojë edhe në grupet luftarake të NATO-s të vendosura në Letoni dhe Bullgari, si dhe në operacionet detare të Aleancës në Detin Mesdhe.

Nga Ministria e Mbrojtjes u theksua se Mali i Zi do të vazhdojë të dëshmojë me rezultate konkrete se NATO ka në këtë shtet një partner të besueshëm, aleat të përgjegjshëm dhe faktor të rëndësishëm stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

“Kur Mali i Zi është një hap më afër realizimit të qëllimit të tij strategjik, anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave që ndajmë me aleatët”, thuhet në reagimin e ministrisë, duke iu referuar edhe Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur së fundmi në Tivat.


Ministria rikujtoi se më 5 qershor 2017, Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i NATO-s, duke realizuar një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të shtetit.

“Me anëtarësimin në Aleancë, Mali i Zi zuri vendin e tij në sistemin e sigurisë kolektive, ku në mënyrë të barabartë me aleatët merr pjesë në vendimmarrje për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe rendit juridik ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet malazeze njoftuan gjithashtu se do të vazhdojnë modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe pajisjen e Ushtrisë së Malit të Zi sipas standardeve të NATO-s, duke investuar në trajnimin e personelit, zhvillimin institucional dhe forcimin e aftësive për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë, shkruan Pobjeda, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
Radoniqi: Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime është 8.29%,

Radoniqi: Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime është 8.29%,

Prishtinasit të parët për pjesëmarrje në votim deri në 11:00 – kjo është renditja e komunave

Prishtinasit të parët për pjesëmarrje në votim deri në 11:00 – kjo është renditja e komunave

Përditësohen të dhënat e KQZ, rreth 8% pjesëmarrja e qytetarëve në votim

Përditësohen të dhënat e KQZ, rreth 8% pjesëmarrja e qytetarëve në votim

Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor

Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor

Qytetari nga Skenderaj voton me kusht: Ishalla pin ujë kjo punë

Qytetari nga Skenderaj voton me kusht: Ishalla pin ujë kjo punë

U rrëzua në vendkalim të këmbësorëve dhe i bie arma nga brezi, arrestohet një person në Deçan

U rrëzua në vendkalim të këmbësorëve dhe i bie arma nga brezi, arrestohet një person në Deçan

Flet për herë të parë nëna autorit të vrasjes së policit në Shqipëri: Polici nisi të qëllonte i pari, më pas djali u hodh nga dritarja

Flet për herë të parë nëna autorit të vrasjes së policit në Shqipëri: Polici nisi të qëllonte i pari, më pas djali u hodh nga dritarja

Rama voton: Është dita ku secili qytetarë duhet me shfrytëzu të drejtën për një shtet demokratik

Rama voton: Është dita ku secili qytetarë duhet me shfrytëzu të drejtën për një shtet demokratik

KQZ: S’lejohen lëshimi i vërtetimeve mjekësore gjatë ditës së zgjedhjeve, rastet e tilla raportohen në polici

KQZ: S’lejohen lëshimi i vërtetimeve mjekësore gjatë ditës së zgjedhjeve, rastet e tilla raportohen në polici

Abdixhiku: Sot është ditë feste për Kosovën, qytetarët vendosin për 4 vitet e ardhshme

Abdixhiku: Sot është ditë feste për Kosovën, qytetarët vendosin për 4 vitet e ardhshme

Kaq qytetarë votuan deri më tani

Kaq qytetarë votuan deri më tani

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

0:000:00