Qytetarët serbë nisen nga veriu për ta festuar “Vidovdanin”

Qindra serbë në mënyrë të organizuar janë nisur nga komuna e Mitrovicës së Veriut për të festuar “Vidovdanin”.
Ata janë nisur me autobusë për në Graqanicë, ku pritet të mbahet një meshë për të vazhduar më pas në Gazemistan, afër Obiliqit, ku tash e disa vite mblidhen për të festuar “Vidovdanin”.











