EFT-ja e Vuk Hamoviqit në prag të rilicensimit në Kosovë, deputetja publikon dokumentin

Deputetja Janina Ymeri ka ngritur alarmin se kompania EFT, e lidhur me biznesmenin serb Vuk Hamoviq, ndodhet në prag të rilicensimit në Kosovë, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka publikuar një dokument që, sipas saj, dëshmon se procesi i rilicensimit është duke u zhvilluar. Ajo ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se “EFT-ja duhet të marrë fund” dhe se “nuk mund t’i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominojë EFT-ja”.
Sipas deputetes, jo vetëm që kjo kompani nuk është larguar nga tregu, por ndikimi i saj vazhdon të reflektohet edhe në vendimmarrjet që lidhen me sektorin energjetik dhe investimet ndërkombëtare.
Kush është tash lideri shqiptari këtu, kur kompania e Vuk Hamovic është në proces të rilincencimit?!
EFT-ja duhet të merr fund thojke Albin Kurti, nuk mund t'i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominoj EFT-ja.
Jo që nuk morri fund, por edhe ndikimi i këtij grupi t'i dikton edhe përgjigjet ndaj investimeve ndërkombëtare.











