Nëse ju ngjiten gishtat nga super ngjitësi, kjo është gjëja e parë që duhet të bëni

Nëse ju ngjiten gishtat nga super ngjitësi, kjo është gjëja e parë që duhet të bëni

Dermatologu paralajmëron se tërheqja me forcë dhe mjetet e mprehta mund ta dëmtojnë seriozisht lëkurën

Ngjitësi i fortë mund të bëhet problem i madh nëse, gjatë punëve të shtëpisë, ju ngjiten gishtat me njëri-tjetrin ose nëse ngjisni diçka që nuk e kishit planifikuar. Problemi qëndron te cianoakrilati, përbërësi i fuqishëm që gjendet në super ngjitës dhe produkte të ngjashme, i cili nuk shkëputet aq lehtë.

Zgjidhja më e thjeshtë për ta hequr ngjitësin nga lëkura

Çfarë mund të bëjmë për ta hequr super ngjitësin nga lëkura, e shpjegon dr. John Anthony, dermatolog në Cleveland Clinic.

“Lajmi i mirë është se gishtat tuaj nuk do të mbeten të ngjitur përgjithmonë. Edhe pse super ngjitësi është jashtëzakonisht i fortë, ai nuk është i përhershëm dhe lidhja mund të shkëputet. Zgjidhja më e thjeshtë është të provoni ta lani pjesën e ngjitur të trupit ose ta mbani të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun. Sapuni i duarve ose detergjenti i enëve veprojnë mirë ndaj ngjitësit. Larja zakonisht e zbut ngjitësin dhe e dobëson lidhjen, sidomos nëse veproni brenda disa minutash, para se ai të forcohet plotësisht”, këshillon dr. Anthony.


Sipas tij, durimi është thelbësor. Super ngjitësi është krijuar për të qenë rezistent ndaj ujit, prandaj mund të duhen 10 deri në 15 minuta që ai të fillojë të lirohet. Kur të nisë të shkëputet, fërkojeni ose largojeni butësisht, pa e tërhequr me forcë, transmeton Telegrafi.

Mund të ndihmojnë edhe produktet e yndyrshme ose vajore

Produktet e yndyrshme ose me bazë vaji mund të depërtojnë poshtë ngjitësit të tharë dhe ta zbusin lidhjen e tij me lëkurën, thekson dr. Anthony. Disa prej tyre mund t’i keni edhe në shtëpi dhe janë të sigurta për lëkurën, si:

  1. vazelina
  2. vaji për bebe
  3. vaji mineral
  4. vaji i ullirit
  5. vaji i kokosit
  6. vaji bimor
  7. kremi për duar.

Cilindo produkt që të zgjidhni, masazhojeni butësisht në lëkurë dhe lëreni të veprojë rreth 10 minuta, në mënyrë që ta zbusë super ngjitësin. Kur ai të fillojë të lirohet, fërkojeni ose hiqeni ngadalë dhe me kujdes.

Acetoni për thonjtë

Shumica e mjeteve për heqjen e manikyrit përmbajnë aceton, një tretës kimik i fortë që mund ta shpërbëjë manikyrin. Acetoni po ashtu mund ta shpërbëjë cianoakrilatin, përbërësin që i jep super ngjitësit forcën e tij. Megjithatë, dermatologu Anthony këshillon kujdes, sepse acetoni nuk është i butë për lëkurën.

“Produktet me bazë acetoni mund ta largojnë super ngjitësin nga lëkura, por mund ta thajnë dhe irritojnë atë. Përdorni sasinë më të vogël të mundshme dhe mos e përzieni me kimikate të tjera”, paralajmëron dr. Anthony.

Nëse vendosni ta përdorni këtë metodë, vendosni një sasi të vogël mjeti për heqjen e manikyrit me aceton në një pambuk ose leckë të butë. Prekeni lehtë zonën e ngjitur dhe prisni derisa ngjitësi të zbutet. Pastaj fërkojeni ose hiqeni butësisht. Pas kësaj, lajeni patjetër zonën me sapun dhe ujë, dhe vendosni krem hidratues.

Dr. Anthony thekson se edhe mjetet për heqjen e manikyrit pa aceton mund ta largojnë super ngjitësin nga lëkura, por veprojnë shumë më ngadalë se produktet me aceton.

Çfarë nuk duhet të bëni kur përpiqeni ta hiqni super ngjitësin?

Duhet ta kuptoni se fjala “super” tregon se keni të bëni me një ngjitës shumë të fortë. Prandaj, shkëputja e sigurt është një proces që nuk duhet nxituar. Dr. Anthony këshillon:

  1. Mos e tërhiqni me forcë lëkurën e ngjitur me super ngjitës, sepse mund ta dëmtoni lëkurën dhe të përfundoni me flluska të dhimbshme ose edhe më keq.
  2. Mos përdorni objekte të mprehta, si brisk, gërshërë ose thikë, për ta shkëputur ngjitësin. Mund ta prisni lëkurën dhe ta përkeqësoni problemin.
  3. Mos përdorni mjete të forta gërryese, si letër zmerile, për ta “gërryer” ngjitësin. Materiale të tilla mund ta dëmtojnë lëkurën, duke shkaktuar gërvishtje dhe prerje.
  4. Mos përdorni ujë të nxehtë për të provuar ta “shkrini” ngjitësin, sepse mund ta digjni lëkurën.
  5. Mos përdorni kimikate të forta për ta shkëputur super ngjitësin, sepse rrezikoni djegie kimike.

“Secila prej këtyre metodave mund ta irritojë dhe dëmtojë lëkurën. Ka mënyra më të sigurta dhe më efikase”, paralajmëron dr. Anthony.

Ai këshillon që të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore nëse dikush e gëlltit super ngjitësin, ose nëse ai bie në fytyrë apo në zonën gjenitale.

Po ashtu, është mirë të kërkoni ndihmë mjekësore pas një incidenti me super ngjitës nëse shfaqen:

  1. dhimbje të forta
  2. ënjtje
  3. mpirje ose humbje e qarkullimit të gjakut
  4. reaksione të rënda alergjike./Periskopi/



Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës