Lulzim Aliu : Kosovën nuk e gjetën në ujë, ua lamë shtet funksional me themele të forta

Lulzim Aliu : Kosovën nuk e gjetën në ujë, ua lamë shtet funksional me themele të forta

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka thënë se Kosova nuk u gjet nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në ujë por ishte e ndërtuar me institucione.

Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas luftës Kosova ishte e shkatërruar, pa infrastrukturë rrugore, me mungesë të energjisë elektrike, ujit të pijshëm, zhvillimit ekonomik dhe institucioneve funksionale.

“Kosovën nuk e gjetën në ujë, Kosovën ua lamë shtet funksional dhe institucione dhe me themele të të forta. Pas luftës Kosovën të djegur të shkatërruar, pa rrugë, pa energji, pa ujë, pa ekonomi dhe pa institutcione funksionale. Kur e morrëm përgjegjësinë e qeverisjes në vitin 2007, buxheti i shtetit ishte pak më shumë se 700,000,000 euro dhe nga ajo gjendje ne ndërtuam shetin”.

“E shpallën pavarësinë i ndërtuam institutcionet i shtraum rrugët dhe autostradat.E krijuam ushtrinë dhe e forcuam policinë. E rritëm ekonominë investuam në energji në furnizim me ujë në shkolla, spitale dhe infrastruktur”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar qeverisjen e viteve të fundit, duke ngritur pyetjen se si janë shpenzuar mjetet buxhetore.

“Ndërsa sot pas gjashtë viteve në mbi 20 miliardë buxhet, qytetarët kanë të drejtë të pyesin çfarë u bë me atyo para?A u ndërtua një projekt madhor, një rrugë e re, një vepër që do t’mbetet Kosovës?Shumica e projekteve të cilat krenohen sot janë projekte që i gjetën të gatshëm Ligjet që ne i hartuam, investime që ne i nisëm”, ka thënë tutje ai.

Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme

“Të dashur qytetarë, Kosovën nuk e gjetën në ujë. Kosovën ua lam shtet funksional me institutcione dhe me themele të forta. Andaj mbështetni ata që ndërtuam Kosovën. Mbështetni Partin Demokratike të Kosovës me numër 125 dhe Lulzim Aliun 35”, ka përfunduar ai./Periskopi



Të ngjashme
Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor! (VIDEO)

Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor! (VIDEO)

U arrestua pasi iu kapën fletëvotime, jep detaje Prokuroria rreth rastit në Graçanicë

U arrestua pasi iu kapën fletëvotime, jep detaje Prokuroria rreth rastit në Graçanicë

Rama në Tivat: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

Rama në Tivat: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

“Sonte ndizen”, nis rinovimi i shkronjave të UÇK-së në Çyçavicë pas dëmtimit

“Sonte ndizen”, nis rinovimi i shkronjave të UÇK-së në Çyçavicë pas dëmtimit

Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në partneritet afatgjatë për LNG me SHBA-në

Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në partneritet afatgjatë për LNG me SHBA-në

Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

“Mund ta ndalosh luftën tënde”: Letra e hapur e Zelenskyt  drejtohuar Putinit

“Mund ta ndalosh luftën tënde”: Letra e hapur e Zelenskyt drejtohuar Putinit

Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e përkohshme të një rruge në kryeqytet

Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e përkohshme të një rruge në kryeqytet

Provuan ta vandalizojnë obeliskun “E dua Mitrovicën’, shoqërohen në Polici Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi

Provuan ta vandalizojnë obeliskun “E dua Mitrovicën’, shoqërohen në Polici Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi

Mbi 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhje

Mbi 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhje

Tivati i Malit të Zi mbledh liderët në samitin BE–Ballkani Perëndimor

Tivati i Malit të Zi mbledh liderët në samitin BE–Ballkani Perëndimor

0:000:00