KQZ diskuton votimin me asistencë, kërkohet zgjidhje për personat që nuk dinë shkrim-lexim

KQZ diskuton votimin me asistencë, kërkohet zgjidhje për personat që nuk dinë shkrim-lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë zgjidhje konkrete për votuesit me nevoja të veçanta, ndërsa është kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme këta persona të përfshihen në kategorinë e personave me nevoja të veçanta. Këto ishin dy shqetësime që i ngriti, anëtari i KQZ-së, Muharrem Nitaj.

Por, fillimisht anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi deklaroi tha se votimi me asistencë dhe asistimi në vendvotim janë çështje të ndara dhe se procedurat përcaktojnë qartë kategoritë që lejohen të votojnë me asistencë.

Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së nga Aleanca, Muharrem Nitaj ngriti çështjen e trajtimit të personave që nuk dinë shkrim-lexim gjatë procesit zgjedhor.

Ai tha se KQZ ende nuk ka gjetur një zgjidhje adekuate për këtë kategori votuesish dhe sugjeroi që në të ardhmen ata të trajtohen si persona me nevoja të veçanta.

Por, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi theksoi se procedurat aktuale zgjedhore nuk lejojnë asistim për personat që nuk dinë shkrim-lexim, shkruan Kosovapress.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i njoftojnë paraprakisht familjarët e tyre mbi procedurat e votimit, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, Nitaj insistoi që personat që nuk dinë shkrim-lexim në proceset tjera zgjedhore të përfshihen në kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

Gjatë kësaj mbledhje kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pati edhe një mesazh me ç’rast deklaroi se KQZ ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke garantuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet demokratike.

Radoniqi u bëri thirrje të gjithë votuesve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Po ashtu, ai kërkoi nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve, stafi zgjedhor dhe të gjithë të angazhuarit në administrimin e zgjedhjeve që detyrat e tyre t’i kryejnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar në përpikëri procedurat dhe rregullat zgjedhore.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, njoftoi për ecurinë e votimit nga diaspora.

Ndërsa, shtoi se për zgjedhjet e 7 qershorit për votim janë regjistruar 3 mijë e 1444 votues me nevoja të veçanta.

Më 7 qershor qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e XI dhe qeverinë e re. Procesi i votimit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit me gjithsej 2,550 vendvotime. Në 911 Qendra Votimi me 2,498 Vendvotime do të mundësohet votimi i rregullt, ndërkaq në 38 qendra të tjera, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime, do të mundësohet votimi me kusht. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milionë e 959 mijë e 962 votues./ Periskopi/

Të ngjashme
Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Daut Haradinaj koment në postimin e Ambasadës Amerikane: Partneriteti me SHBA-në themel i shtetësisë sonë, përgjithmonë aleatë

Daut Haradinaj koment në postimin e Ambasadës Amerikane: Partneriteti me SHBA-në themel i shtetësisë sonë, përgjithmonë aleatë

AAK mban tubimin përmbyllës të fushatës të shtunën në Prishtinë

AAK mban tubimin përmbyllës të fushatës të shtunën në Prishtinë

Nis protesta e studentëve para ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Nis protesta e studentëve para ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Mes duartrokitjeve, polici i vrarë në Maliq përcillet për në banesën e fundit

Mes duartrokitjeve, polici i vrarë në Maliq përcillet për në banesën e fundit

Rama: Këdo që ta zgjidhni nga Vushtrria , do të keni një përfaqësim dinjitoz

Rama: Këdo që ta zgjidhni nga Vushtrria , do të keni një përfaqësim dinjitoz

Liverpooli futet seriozisht në garë për yllin afrikan

Liverpooli futet seriozisht në garë për yllin afrikan

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Merz nga Tivati: Nëse s’kemi pranuar asnjë anëtar të ri për 13 vjet, kjo tregon se ka mangësi edhe nga ana e Bashkimit Evropian

Merz nga Tivati: Nëse s’kemi pranuar asnjë anëtar të ri për 13 vjet, kjo tregon se ka mangësi edhe nga ana e Bashkimit Evropian

Mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor! (VIDEO)

Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor! (VIDEO)

U arrestua pasi iu kapën fletëvotime, jep detaje Prokuroria rreth rastit në Graçanicë

U arrestua pasi iu kapën fletëvotime, jep detaje Prokuroria rreth rastit në Graçanicë

0:000:00