Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për debatin rreth futbollistit më të mirë në historinë e kombëtares helvetike. Ndonëse shumë legjenda të futbollit zviceran e konsiderojnë pikërisht atë si më të mirin, mesfushori me prejardhje shqiptare ka zgjedhur të mos veçojë asnjë emër, transmeton albinfo.ch.

Xhaka ka thënë se vlerësimet nga ish-lojtarët dhe bashkëlojtarët kanë një rëndësi të veçantë për të dhe i japin motivim për të vazhduar me sukseset në karrierë.

“Sigurisht, do të thotë shumë për mua. Ta dëgjosh këtë nga ish-lojtarët dhe shokët e ekipit është gëzim. Më jep motivim dhe vullnet për të arritur diçka të madhe përsëri”, ka deklaruar ai për “Blue Sport”.

Megjithatë, kur u pyet se kë do ta zgjidhte si lojtarin më të mirë të Zvicrës, Xhaka refuzoi të japë një emër të vetëm.


“Ka shumë lojtarë të mirë që kanë luajtur gjatë periudhës sime. Është e vështirë të zgjedh një. Nuk jam adhurues i çmimeve individuale, por më tepër një lojtar që mendon për ekipin”, u shpreh ai.

Ndër legjendat e futbollit zviceran që e kanë cilësuar Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares janë Dominique Herr, Erni Maissen, Alexandre Rey, Karl Engel, Sani Gygax dhe Admir Mehmedi.

Të ngjashme
Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Portugalia fiton e Ronaldo shkëlqen me dy gola

Portugalia fiton e Ronaldo shkëlqen me dy gola

Portugalia ia bën "manita" Uzbekistanit, shënon Leao

Portugalia ia bën "manita" Uzbekistanit, shënon Leao

Cristiano Ronaldo i thyen dy rekorde të Botërorit

Cristiano Ronaldo i thyen dy rekorde të Botërorit

Cristiano Ronaldo i pandalshëm sonte, e gjen edhe golin e dytë

Cristiano Ronaldo i pandalshëm sonte, e gjen edhe golin e dytë

Pse Donald Trumpi ende s’është paraqitur në ndonjë ndeshje të Botërorit?

Pse Donald Trumpi ende s’është paraqitur në ndonjë ndeshje të Botërorit?

Nuno Mendes realizon eurogol nga fauli

Nuno Mendes realizon eurogol nga fauli

RONALDOOOOOOOOO: Portugezi realizon gol ndaj Uzbekistanit

RONALDOOOOOOOOO: Portugezi realizon gol ndaj Uzbekistanit

Eskaloi në komentim gjatë ndeshjes, komentatori kërkon falje pasi iu largua akreditimi nga FIFA

Eskaloi në komentim gjatë ndeshjes, komentatori kërkon falje pasi iu largua akreditimi nga FIFA

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë