Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet do të jetë konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve të legjislaturës së re, ndërsa ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes nevojitet bashkëpunimi me opozitën.

Kurti tha se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor, para se të nisin hapat për formimin e institucioneve të reja.

“Tash është duke u përmbyllur procesi i numërimit të të gjitha votave, andaj le të presim këto ditë. Nuk e di a do të ketë ankesa, bëhet certifikimi, dhe natyrisht që ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë”, tha ai.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta realizojë e vetme këtë proces dhe se do të kërkohet bashkëpunim me partitë opozitare.

“Por, natyrisht ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju them të drejtën ka pasur shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë. Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, tha ai.

Kurti tha se edhe në të kaluarën ka pasur oferta për bashkëpunim nga ana e Vetëvendosjes, por sipas tij ato janë refuzuar nga partitë opozitare.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Çasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë çasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan… Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë, po i bëjmë 21 vjet këtë muaj që të jemi, edhe njëherë po e ritheksoj kreativ, konstruktiv, aktiv”, tha ai.


Të ngjashme
Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

0:000:00