KQZ: Besojmë se brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i 185 vendvotimeve

KQZ: Besojmë se brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i 185 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përgatis një raport të veçantë pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, raporton Ekonomia Online.

Ky raport do të evidentojë gjetjet nga rinumërimi, përfshirë dallimet e rezultateve mes numërimit dhe rinumërimit të këtyre vendvotimeve.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku është duke u zhvilluar rinumërimi, pasi është pyetur nëse rinumërimi do të mund të vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duhet të presim nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në versionin më të mirë, nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, por nëse do të ketë, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse e obligojnë ndonjë gjë KQZ-në dhe pastaj të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Natyrisht se para shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ do të shqyrtojë gjetjet që do të dalin nga procesi i rinumërimit. Kjo do të thotë se pas përfundimit të procesit të rinumërimit, do të përgatitet një raport i detajuar mbi gjetjet e evidentuara. Raporti do t’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim dhe vendimmarrje. Varësisht nga gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në raport, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë”, tha Elezi.


Ai po ashtu tregoi se procesi i rinumërimit të 185 vendvotimeve pritet të përmbyllet brenda dy ditësh.

“Sipas dinamikës e cila po zhvillohet këtu në QNR besojmë që brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i të gjitha këtyre vendvotimeve”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

0:000:00