Hapet thirrja për monitorimin e procesit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Është publikuar thirrja për pjesëmarrje në takimin e Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, “nesër, me datë 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kati VI”.
Në njoftim theheksohet se “gjatë monitorimit, kërkohet nga secili monitorues që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja”.
Detaje:
NJOFTIM/FTESË për monitorimin e procesit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit
Të nderuar,
Ftoheni të merrni pjesë në takimin e Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, nesër, me datë 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kati VI.
Gjatë monitorimit, kërkohet nga secili monitorues që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja.
Ju lutem të na konfirmoni emrin e monitoruesit, duke kontaktuar Zyrёn pёr Komunikim Publik në adresen: [email protected].
Për më shumë informata gjeni linkun si në vijim: https://prokuroria-rks.org/artikulli/13980
#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves












