Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, merr leje për të vizituar të birin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.
Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme leja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë foshnjen dhe bashkëshorten.
Mësohet se leja, e firmosur nga prokurori i Posaçëm Olsi Dado, është dhënë për 48 orë.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.
Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.











