DnV do i shpallë rezultatet nga matjet e tyre për zgjedhjet e sotme: Do iu mbajmë të informuar me mbarëvajtjen e procesit

Kosova është duke zhvilluar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Lidhur me këtë, Demokracia në Veprim ka njoftuar se do t’i shpallin rezultatet e zgjedhjeve nga matjet e tyre.
‘‘Demokracia në Veprim do iu mbaj të informuar në lidhje me mbarëvajtjen e procesit, daljen e votueseve, por edhe rezultatet’’, ka thënë Eugen Cakolli.
‘’500 vëzhgues të DnV po përcjellin nga afër procesin e votimit në gjithë vendin.
Ti ende mund të japësh kontributin tënd më të rëndësishëm: votën.’’, ka shkruar ai.












