“Frustrimi për bllokadën politike po rritet”, mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

“Frustrimi për bllokadën politike po rritet”, mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet e shpeshta e bllokada politike në Kosovë është vënë në pah edhe në mediat ndërkombëtare.

“Qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të dielën (7 qershor), të tretat në vetëm 18 muaj, pasi asnjë parti nuk ka arritur të fitojë një shumicë mjaftueshëm të fortë për ta nxjerrë vendin ballkanik nga një krizë politike”, shkruan Reuters.

Kosova voton sërish në zgjedhje të parakohshme, ndërsa rritet pakënaqësia ndaj ngërçit politik

Mediumi francez “Radio France Internationale (RFI)” shkruan se zgjedhjet në Kosovë vijnë vjen pas dështimit të parlamentit të polarizuar të Kosovës për të zgjedhur një president në prill, një ngërç që thelloi krizën politike që ka përfshirë vendin që nga zgjedhjet parlamentare që ishin pa rezultat të qartë të shkurtit 2025.


Partia e kryeministrit Albin Kurti, Vetevendosje, doli e para në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar, por nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, duke shkaktuar muaj të tërë përçarjesh të ashpra mes deputetëve dhe duke çuar përfundimisht në zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

“Vetëvendosje – e cila ndërthur një program të majtë politik me nacionalizëm të fortë – doli sërish e para dhe formoi qeverinë së bashku me deputetët e pakicave etnike. Megjithatë, bojkoti i opozitës ndaj votimit për zëvendësimin e presidentit në largim çoi përfundimisht në rrëzimin e parlamentit”, raporton ky medium.

Disa votues druhen se zgjedhjet e së dielës thjesht do të prodhojnë të njëjtin raport forcash politike.

“Nuk besoj se do të votoj. Është zhgënjyese të shohësh se zgjedhjet do të japin të njëjtin rezultat,” tha për AFP para zgjedhjeve programuesja kompjuterike Miranda Fazliu.

“Zgjedhjet në Kosovë: Votuesit e zhgënjyer u drejtohen sërish kutive të votimit mes ngërçit politik”, thotë titulli i Euronews.

Vendi më i ri i Europës është përballur me pakënaqësi gjithnjë e më të madhe të publikut që nga zgjedhjet e shkurtit 2025, të cilat nuk prodhuan një shumicë apo rezultat të qartë, raporton Euronews.

Qendrat e votimit u hapën të dielën në mëngjes në Kosovë, ndërsa vendi i Ballkanit Perëndimor po mban një tjetër palë zgjedhje të parakohshme — votimin e tretë parlamentar në pak më shumë se një vit. Pakënaqësia e qytetarëve është shtuar për shkak të ngërçit të vazhdueshëm politik dhe bllokimit të proceseve institucionale, vazhdon raportimi./ Periskopi/

Të ngjashme
Pejë: Dy të arrestuar për ndërhyrje në proces zgjedhor

Pejë: Dy të arrestuar për ndërhyrje në proces zgjedhor

Hargreaves: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më shpejt, njerëzit po shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit këtë vit

Hargreaves: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më shpejt, njerëzit po shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit këtë vit

Radoniqi: Mua s’më është fshirë ngjyra në gisht, s’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë

Radoniqi: Mua s’më është fshirë ngjyra në gisht, s’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe, gjithçka duket e qetë dhe pa probleme

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe, gjithçka duket e qetë dhe pa probleme

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Automjeti me postera të LVV-së shihet pranë qendrës së votimit në Mitrovicë

Automjeti me postera të LVV-së shihet pranë qendrës së votimit në Mitrovicë

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë deri në ora 15:00

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë deri në ora 15:00

Bildt: A do t’i japin fund zgjedhjet e sotme ngërçit politik që ka bllokuar çdo progres dy vitet e fundit?

Bildt: A do t’i japin fund zgjedhjet e sotme ngërçit politik që ka bllokuar çdo progres dy vitet e fundit?

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

Zelensky kritikon sulmin me dron në Çernobil përpara bisedimeve në Londër

Zelensky kritikon sulmin me dron në Çernobil përpara bisedimeve në Londër

Ambasadori Hargreaves viziton qendrat e votimit në veri

Ambasadori Hargreaves viziton qendrat e votimit në veri

Edi Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj

Edi Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj

0:000:00